Home KRYESORE Kartolina e LDE per Lulzim Bashen, Ben Blushin dhe Partite qe duan...

Kartolina e LDE per Lulzim Bashen, Ben Blushin dhe Partite qe duan nje Kod Elektoral te drejte!

Nga Arian Galdini

2017 nuk po vjen vetem. Po vjen bashke me zgjedhjet. Zgjedhjet mund te na sjellin zgjidhjen por edhe konfliktin. Ne se bashku, qofshim ne Koalicion apo jo, kemi vendosur ti qendrojme perballe kesaj Qeverie qe nuk po na qeveris, por qe po na sundon e plackit.

Ne do te konkurojme se bashku por edhe me njeri tjetrin, ama eshte e qarte qe te gjithe se bashku e vec e vec, po kerkojme mundesine per te konkuruar edhe me Shumicen qeverisese.

Nese ne do te jemi te ndershem me njeri tjetrin, e nese do te vendosim lirisht ta konkurojme njeri tjetrin e gjithashtu te konkurojme edhe se bashku, shanset per te konkuruar me Rilindjen nuk varen as nga ndershmeria e as nga dliresia jone.

Rilindja nuk e ka as per qellim, as per cilesi, e as per praktike
konkurencen.

Te presesh e shpresosh qe do te kete gare, dhe konkurence te lire e te ndershme te garantuara nga Rilindja, eshte njelloj si te ftosh Henen dhe Marsin ne dasem e te presesh qe Dielli te jete DJ qe luan muzike falas.

Ne si LDE, jemi mbeshtetes dhe mirekuptues ndaj propozimeve e qendrimeve te PD per ndryshime ne Kodin Zgjedhor.

Ne si LDE, jemi mbeshtetes dhe mirekuptues edhe ndaj propozimeve e qendrimeve te Ben Blushit dhe grupit prej 7 deputetesh nga Parti te ndryshme parlamentare, per ndryshime ne Kodin Zgjedhor.

Por nuk mendojme e as besojme se keto ndryshime jane te mjaftueshme.

Ne si LDE jemi Parti e re, rishtare dhe ende e paprovuar ne nje gare elektorale. Zgjedhjet e 2017 do te jene per ne prova e pare per te konkuruar politikisht.

Ndaj edhe ne si Parti i konsiderojme rregullat e lojes qe garantojne gare e konkurence te lire dhe te ndershme, si jetike, jo thjesht per ne, por per te drejten e qytetareve shqiptare qe te zgjedhin me vullnetin e tyre te qarte e te pacenuar, se kush do ti perfaqesoje ne Kuvendin e ardhshem.

Kjo eshte arsyeja pse sot po ju dergojme kete kartoline fundviti te vjeter e fillimviti te ri, per tju uruar e njekohesisht per tju terhequr vemendjen.

Shqiperia ne keto 25 – 26 vite tranzicion, nuk ia ka dale mbane qe te themeloje zgjedhjet e para ne historine e saj qe te jene vertetesisht te lira, te ndershme dhe te drejta.

Kjo eshte arsyeja pse ne sot ju kerkojme juve qe te behemi te gjithe se bashku si Misionare Politike per ti garantuar ketij vendi, themelimin e zgjedhjeve te para te lira, te ndershme dhe te drejta.

Asgje, asnje Reforme, asnje Pushtet ne kete vend nuk do te jete i drejte dhe ne gjendje per te krijuar drejtesi, nese nuk burojne nga e drejta e votes dhe zgjedhjes si e pacenueshme, e patjetersueshme dhe e shenjte.

Ndaj ne ju ftojme qe kete beteje e mision per themelimin e zgjedhjeve te para te lira, te ndershme dhe te drejta, ta bejme te bashkuar, te gjithe ne qe jemi rreshtuar te gatshem per perballje dhe konkurim me Shumicen Qeverisese te Rilindjes.

Propozimi yne eshte qe gjeja e pare qe duhet te bejme ne eshte te guxojme per tu bere bashke se paku per kete qellim e mision.

Se dyti, pasi te kemi guxuar te ulemi bashke e behemi bashke per qelimin dhe misionin e themelimit te zgjedhjeve te para te lira, te ndershme dhe te drejta ne Shqiperi, ne te firmosim nje Kontrate Angazhimi Publik nepermjet te ciles te zotohemi se asnjeri prej nesh nuk do te behet as makineri, as instrument dhe as lejues apo pranues i tjetersimit, cenimit, dhunimit, shitblerjes se te drejtes se shqiptareve per te zgjedhur te lire. Kush thyen kete zotim, vetvetiu mer persiper te konsiderohet si bashkefajtor ne ligesite qe i kane ndodhur e mund ti kanosen ketij vendi.

Se treti, ne si LDE u shtojme propozimeve dhe qendrimeve te PD, Lulzim Bashes, Ben Blushit dhe deputeteve te tjere te Partive Parlamentare qe kane kerkuar ndryshime ne Kodin Zgjedhor, edhe keto propozime:

a) Ndalimin me Ligj te Posacem apo me nene te amenduara ne Kodin Zgjedhor, te aministive e faljeve ligjore, fiskale dhe financiare se paku 180 dite para cdo procesi zgjedhor per qeverisjen lokake apo per Kuvendin e Shqiperise.

b) Ndalimin me Ligj te Posacem apo me nene te amenduara ne Kodin Zgjedhor, te cdo transmetimi live neper TV, te cilitdo funksionari politik shteteror apo partiak, se paku 180 dite para cdo procesi zgjedhor per qeverisjen lokale apo per Kuvendin e Shqiperise.

c) Ndalimin me Ligj te Posacem apo me nene te amenduara ne Kodin Zgjedhor, te cdo ceremonie inaugurimi, prerje shiritash, shperndarje certifikatash, nga Institucionet dhe Entet Publike, se paku 180 dite para cdo procesi zgjedhor per qeverisjen lokale dhe Kuvendin e Shqiperise.

d) Ndalimin me Ligj te Posacem apo me nene te amenduara ne
Kodin Zgjedhor, te cdo vendim-marrjeje per punesime sezonale apo me kontrata afatshkurtra, se paku 180 dite para cdo procesi zgjedhor per qeverisjen lokale apo per Kuvendin e Shqiperise.

e) Deklarimin e te ardhurave dhe donatorave, qe do te jene ne mbeshtetje te Fushates Elektorale te Partive Politike se paku, 90 dite para cdo procesi zgjedhor per qeverisjen lokale apo per Kuvendin e Shqiperise.

Keto jane nje pjese e propozimeve tona si LDE, te cilat ne gjykojme se jane te debatueshme, te diskutueshme, sidoqofte te rendesishme per te krijuar kushtet qe ne Shqiperi te themelohen per here te pare zgjedhjet e lira, te ndershme dhe te drejta.

Ne cdo rast, ne po e dergojme kete kartoline per ju, qe tju paralajmerojme se nese nuk do te behemi bashke, se nese nuk do ta ngreme kete beteje ne Mision, viti i ri 2017, mund te na behet nje vit i vjeter e i sterjetuar konfliktesh, zgjedhjesh te shitblera, dhunuara, tjetersuara dhe akaparuara, si edhe ndarjesh e dasishe e ndoshta vesesh te shtuara te demokracise sone te shperfytyruar.

Shpresojme ta vleresoni kete kartoline si nje thirrje te sinqerte, qe ne te kujdesemi se bashku qe shqiptaret ta gezojne e ti gezohen vertete, vitit te ri 2017.

Faleminderit nese do te na konsideroni. Faleminderit edhe nese nuk do te na konsideroni.
Ne tonen po e themi.
Gezuar vitin e ri 2017!
Me respekt,
Arian Galdini
Kryetar i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike

Share: