Home KRYESORE Kokëdhima del hapur kundër Ramës: Kastat sunduese nuk përfaqësojnë njerëzit e thjeshtë...

Kokëdhima del hapur kundër Ramës: Kastat sunduese nuk përfaqësojnë njerëzit e thjeshtë (VIDEO)

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga fjala e mbajtur gjatë takimit me socialistët e qytetit e Vlorës. Ai nuk i kursen kritikat për klasën politike të cilës i referohet disa herë si “kasta” e këtyre 25 viteve.

“Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Vlorës përsërita se kastat sunduese tё kёtij tranzicioni nuk pёrfaqёsojnё njerёzit e thjeshtё, por vetёm njё grusht politikanësh e biznesesh tё lidhura me ta janё tё lumtur nё Shqipëri. Qytetarёt janё masivisht tё zemёruar, tё pashpresë, tё varfër e tё stresuar. Rinia dhe pjesa mё e aftë e shoqërisë po e braktis vendin me shpejtësi tё frikshme” shkruan Kokëdhima.

Shihni videon më poshtë:

Add new comment

Share: