Home KRYESORE LSDM nuk pranon humbjen, thotë se ka fituar 51 mandate, njësoj me...

LSDM nuk pranon humbjen, thotë se ka fituar 51 mandate, njësoj me VMRO-në

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë deklaroi sipas llogarive të qendrës së saj analitike, se kjo parti në zgjedhjet e djeshme ka fituar 51 vende deputetësh, po aq sa edhe VMRO-DPMNE-ja, duke mos qenë humbëse e tyre.

“Shumica e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme parlamentare kanë votuar për ndryshime. Vullneti i tillë i qytetarëve u bë evident edhe përskaj shembujve të shumtë të presioneve, frikësimit dhe blerjes së votave.

Sipas rezultateve nga qendra analitike e partisë, numri i mandateve të fituara të LSDM-së është 51, përderisa VMRO-DPMNE gjithashtu ka fituar 51 mandate. Spekulimet me rezultatet zgjedhore që po i bën Parlamenti në faqen e tij janë në kundërshtim me ligjin. Parlamenti nuk ka asnjë rrol në procesin zgjedhor”, thonë nga LSDM-ja.

Share: