Home KRYESORE Malok…

Malok…

Nga Samet Zagradi

E c’duhet te them kur me pyesin nga vij? Te shtirem apo te genjej per tu shpetuar steriotipeve tuaja? Nuk mundem. Edhe nese do mundesha nuk dua! Po nuk dua. Preferoj te jem ky qe ajo krahine me gatoi te jem. U linda nga dy prinder te varfer,por te ndershem.

U rrita me baze te shendoshe morale dhe erdha ketu tek ju,ne metropol. Erdha ketu me forca, te punoj edhe te ec jo se e dua kete vend. Perkundrazi ky vend ma shpif. Erdha ketu me ide te qarta, te te them qe nje “malok” ja del edhe kur steriotipet tuaja te pengojne idene qe nje fshatar mund tia dale.

E pranoj jam nga fshati,jam malok por jam i barabarte me ty qe ke nje jete ne mes te Tiranes. Erdha te te them keto maloke,qe thua ti perbejne gjysmen popullsise se metropolit tend. Jane ne poste drejtuese dhe ti akoma ha buke me gjize pa kripe.

Mendja lindi ne Shkoder por fjeti ne Diber:- thote populli, e kush me mire se koha e deshmon kete. Erdha ketu, jo se doja por rrethanat me sollen. Erdha te shkollohem e me pas te kontriboj per vendin tim. Ky vend me mbyt. Paragjykimet po ashtu.

Doja te theksoja se historia nuk na njeh te tille, perkundrazi ajo flet katrciperisht ne favorin tone. Doja te kujtoja qe shtetin e themuan keto “katunaret” Tiranen po ashtu keto “katunaret” e zhvilluan. Shqipetaret jane nje.

Pra e ke te kote te etiketish toske,gege malok apo laluc. Besa,bujaria,forca e zakonit dhe trimeria jane indikacione treguese x ty paragjykues. Per Ty. Po per ty po te flas. Ti qe rri me mes te bllokut, qe baze familje dhe morali nuk ke.

Ti paragjykues ndaj ndaj “malokeve” qe ne te vertete as emrin nuk e thua sakte. Ne jemi malsore dhe me krenari e pohojme kete. Para se te flasesh bindu ku je.

Mblidh familjen,behu human,eduko femijet dhe bej ate qe maloket po bejne. Po punojne dhe jetojne ashtu sic na ka pasur gjithmone hije.

Share: