Home KRYESORE Masakra e Nicës/ Kush janë tre shqiptarët e tjerë të arrestuar

Masakra e Nicës/ Kush janë tre shqiptarët e tjerë të arrestuar

Pesë muaj pas sulmit terroriste, në Nice të Francës, prokurorët kanë mbajtur në burg tre shqiptarë të tjerë, të akuzuar se kanë ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel të kryente masakrën në 14 korrik.

Ata u arrestuan të hënën bashkë me 7 të dyshuar të tjerë, të cilët më pas u liruan. Shqiptarët të moshës 24, 31 dhe 36 vjeç janë dërguar në Paris ku do të merren sërish në pyetje nga një prokuror kundër terrorizmit.

Disa ditë pas sulmit terrorist që shkaktoi mbi 85 të vdekur, policia franceze arrestoi dhe çiftin shqiptar: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe. Këta të fundit dyshohet se i kanë shitur armën terroristit.

Ndërkohë 24-vjeçari shqiptar i arrestuar së fundmi është kushëriri i Artan Henaj. I riu së bashku me dy personat e tjerë ka biseduar me Ramzi Arefa, për të marrë armët nga çifti: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe.

Në orën 23.00 të 14 korrikut, Festës së Pavarësisë së Francës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri në shëtitoren kryesore të Nice-s me një kamion 25 tonësh dhe shtypi qindra persona që po festonin, duke vrarë 85 prej tyre dhe duke lënë mbi 200 të plagosur./ tvklan.al

Share: