Muri i Mitrovicës, BE: Të respektohet marrëveshja, hapësira të jetë e lirë.

Muri i Mitrovicës, BE: Të respektohet marrëveshja, hapësira të jetë e lirë.

0

Atë që njoftoi ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri, pas takimit disaorësh me përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Kosovë, mbi murin që ka filluar të ndërtohet në Mitrovicë, e ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare për mediet edhe Zyra e BE-së në Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se “marrëveshja për urën e Mitrovicës është arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht të vitit 2015”.

Ndërkohë që sot, përfaqësues të BE-së janë takuar me të dyja palët për të qartësuar disa çështje lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Të dyja palët kanë rënë dakord për të harmonizuar kornizat e projektit për rivitalizimin e urës së Mitrovicës dhe për projektin e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’. Ato janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e Veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve ‘Mbreti Petar’, duke lënë të gjithëve hapësirën e lirë për lëvizje, ndërsa janë adresuar edhe shqetësimet mbi sigurinë në rrugë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Sipas BE-së, palët në këtë marrëveshje kanë arritur një akord që korniza paraprake për rrethrrotullimin, siç është parashikuar në Bruksel gjatë gushtit 2015, do të respektohet plotësisht prej tyre.

“BE-ja do të mbesë në kontakte me të dyja palët për të siguruar implementimin e marrëveshjes së gushtit 2015, si dhe implementimin e marrëveshjes të gushtit 2016, duke marrë mirëkuptimin e palëve të arritur sërish sot se, afati i fundit i 20 janarit për rihapjen e urës dhe kthimin e ‘Mbretit Petar’ në rrugë për këmbësorët do të përmbushet”.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY