Home KRYESORE Muri ne Mitrovice, faze finale e projektit Ruso-Serb per ndarjen e Kosoves.

Muri ne Mitrovice, faze finale e projektit Ruso-Serb per ndarjen e Kosoves.

0

Nga Kreshnik Collaku

Sa me shume afrohet Tirana me Beogradin aq me shume veshtiresohet rruga e Prishtines.

Ne kulmin e dashurise Rama-Vucic,(shpejt pritet nje takim i ri mes tyre),serbet ne Veri te Mitrovices kane filluar projektin fizik te ndarjes se Kosoves,permes ndertimit te nje Muri Kufitar.

Afrimi Rama-Vucic dhe shpallja e Paqes Serbo-Shqiptare duke injoruar Prishtinen eshte nje thike pas shpine interesave te Kosoves.

Eshte nje hap me tej ne projektin Serbo-Rus te ndarjes se Kosoves dhe krijimit te nje Serbie te Madhe.

Sot ne Mitrovice ka filluar akti me i rende por konkret i fazes finale te ketij procesi. Ndertimi i nje Muri nuk eshte as metafore as retorike,ai eshte nje aksion konkret qe do te coje ose ne ndarjen e Kosoves ose ne nje konflikt te ri ne Ballkan.

Mendjelehtesia e nje dite ne politike te jashtme ka pasoja te cilat do te duhen dekada per ta cbere.

Mjerisht kryeministrit te Shqiperise mendjelehtesia i ka zgjatur me shume se nje dite…dhe demi rrezikon te jete shume me i madh.

Ballkani ne prag te nje konflikti te madh mes serbeve dhe shqiptareve.

Po behen 24 ore qe ka filluar ndertimi i Murit Kufitar ne Mitrovice,de facto Ndarje e Kosoves….nuk ka asnje deklarate apo qendrim nga Qeveria Shqiptare !!!

Ose nuk kuptojne cfare po ndodh…ose jane te implikuar ne cfare po ndodh.

Sot duhet folur per Kosoven dhe ne emer te Kosoves…sot Qeveria e Tiranes hesht !!!

Share:
Reklama juaj