Home KRYESORE Nard Ndoka – Rames: Europa nuk merr për bazë kërcënimet e “liderit...

Nard Ndoka – Rames: Europa nuk merr për bazë kërcënimet e “liderit botëror”

0

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Ndoka ironizon Ramën duke thënë se Europa është më serioze se “lideri botëror” (Rama) dhe qe deklaratat e tij nuk merren për bazë.

Më poshtë reagimi i plotë i Ndokës.

Axhenda e Shqiperise duhet te jete vetëm Europa.

Putini dhe ISIS nuk jane as mundesi dhe as presion per Europen!

Kryeministri duhet te tregoje largpamësi dhe përgjegjësi kombëtare!

Mendoj se kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Europian është heqja dore e gjetjes me çdo kusht të armikut të brendshëm që pengon reformën.

Nisja sa më urgjente e një proçesi konkret me një axhende specifike e të mirëpërcaktuar, e cila adreson të gjitha problemet që po mbajnë peng hapjen e negociatave: KANABIZIMI i shfrenuar i vendit, KORRUPSIONI, VETINGU dhe DEKRIMINALIZIMI, do ishte hapi më pozitiv.

Ështe e pakuptueshme se si kemi të bëjmë me një klasë kaq amatore politikanësh, e cila me vullnet apo pavullnet po punon kundër interesit kombëtar.

I bëj thirrje të gjitha palëve të ulemi dhe të japim propozime konkrete sesi mund të dalim nga ky batak, nëpërmjet një KONSENSUSI të madh, sepse asnje shqiptar nuk e ka për kusur të durojë më paaftësinë tone politike.

Dhe boll më me presione se na paskan prishur punë palët e treta që veprojnë në rajon që na dashkan destabiletin e vendit, sepse destabilizuesit më të mëdhenj të vendit ndodhen në parlament dhe Europa është më serioze se aq sa të marrë për bazë pretendimet apo kërcënimet e “Liderit Botëror”!

Integrimin po e pengon vetem klasa politike e vendit tonë!

Ndergjegjësim, reflektim, konsensus dhe përgjegjësi kombëtare, duhet të jetë axhenda ynë politike, në të kundërt qytetarët shqiptarë duhet ta ndëshkojnë këtë klase politike me votë dhe qëndrim!

Share:
Reklama juaj