Home KRYESORE Nga “trafiku i qënieve njerëzore” tek “përdhunimi në grup”, akuzat që fshehen...

Nga “trafiku i qënieve njerëzore” tek “përdhunimi në grup”, akuzat që fshehen të zgjedhurit shqiptarë

Prokuroria ka publikuar sot emrat e deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si edhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi si persona që kanë fshehur dënimet e së shkuarës në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Akuzat, për të cilat janë dënuar deputetët janë të rënda si trafik qëniesh njerëzore apo përdhunim në grup.

Akuzat e përmbledhura

Dashamir Tahiri

Rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna:

– Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

– Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

– Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

– Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena.

Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse.

Shkëlqim Selami

Rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006.

Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.

Elvis Rroshi

Rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon:

– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër

– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.

– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.

– Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash

Share: