Home HISTORIA IME Policia zbulon letrën dhe shkaqet e krimit makabër në Korçë

Policia zbulon letrën dhe shkaqet e krimit makabër në Korçë

0

Policia e Korçës dha detaje mbi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr 4, të qytetit në rrugën “Koli Tupa” ku në një banesë u gjetën gjetur të pajetë nga familjarët e tyre Naum Toshi 41 vjeç dhe V.T, 4 vjeç (djali i tij) si edhe J.T, 7 vjeç (fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41 vjeçarit).

Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera nga ana e shërbimeve policore në vendngjarje, rezulton se Toshi gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambientet e dhomës së tij.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.

Sipas burimeve zyrtare dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndaj bashkëshortes së tij shtetases Marsela Toshi, 22 vjeçe, me të cilën i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Ndërkohë TvKlan shkruan se ka mësuar nga burimet e tij se Toshi kishte planifikuar gjithçka, vrasjen e dy djemve si dhe të varte veten. Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit.

41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.

Ndërkohë nga sistemi TIMS, Marsela Toshi rezulton se është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së diel. Ajo kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje. Po ashtu mësohet se Marsela Toshi është larguar nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS në orën 16:00 të ditës së diel./lapsi.al

Share:
Reklama juaj