Home KRYESORE Presidenti që po shokon botën, vret mbi 5900 përdorues droge

Presidenti që po shokon botën, vret mbi 5900 përdorues droge

Mbi 5900 persona që ishin përdorues droge janë ekzekutuar në Filipine. Ky numër rezulton pas një lufte të gjatë kundër trafikut dhe përdorimit të drogës të shpallur nga presidenti Rodrigo Duterte, që ka nisur 5 muaj më parë e tashmë ka arritur në këtë bilanc tragjik.

Mediat vendase raportojnë se rrugët e vendit janë të mbushura me të vdekur. Ndërkohë që vetë presidenti ka thënë se mënyra e vetme për të ndaluar këtë aksion është ndalimi i drogës.

Policia kombëtare raportoi se deri tani janë kryer 5927 ekzekutime ndaj personave që kanë pasur lidhje me drogën, që nga 1 korriku i këtij viti. Një nga pikat kryesore të politikës së Duterte kur ai erdhi në pushtet në maj, ishte pikërisht lufta ndaj drogës, pra ishte një gjë e paralajmëruar.

 

Share: