Home KRYESORE ‘Rama do të harxhoj 10 mln euro në 2017 për luksin e...

‘Rama do të harxhoj 10 mln euro në 2017 për luksin e tij” (VIDEO)

Në një video të postuar në Facebook, kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama do të shpenzojë 10 mln euro në vitin e ardhshëm për luksin e tij.

Sipas Bashës, në godinën e Kryeministrisë do të ketë, restorant, bar personal por edhe salla të veçanta për masazh e fizioterapi.

“10 mln euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë. Një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”, thuhet në video.

Share: