Home KRYESORE Reagon Unioni i Prokurorëve: Po na bëhet presion…

Reagon Unioni i Prokurorëve: Po na bëhet presion…

Unioni i Prokuroreve te Republikes se Shqiperise, ka reaguar sot duke u nisur nga disa shkrime në media dhe shpreh shqetesimin “per ndikimin qe ve nen presion prokuroret, per çeshtje konkrete ne hetim dhe me tej gjykatat per dhenien e nje vendimi te drejte, te paanshem dhe te marre ne kushtet e pavaresise nga keto ndikime”.

Deklarata e Unionit te Prokuroreve:

Në mënyrë të përsëritur dëshirojmë të theksojme se Unioni i Prokurorëve vlerëson, mirëpret dhe inkurajon çdo iniciativë nga cdo qytetar, dhe media audiovizuale, të cilat brenda kuadrit ligjor, kanë për qëllim t’i shërbejnë luftës ndaj fenomenit të korrupsionit, rritjes së besimit të publikut tek organet e ndjekjes penale dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, Unioni shpreh shqetesimin kur konstaton se behen deklarata dhe ndërmerren reagime, të cilat nuk kanë për qëllim të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës, të parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por përkundrazi synojnë ushtrimin e ndikimit dhe presionit ndaj prokurorit, për të mos kryer detyrën e tij në zbatim të ligjit. Ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj prokurorit, nga çdo palë, qofshin këto edhe media -audiovizuale, është jo i drejte dhe i pavend.

Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetem që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.

Reforma ne Drejtesi, e mbeshtetur nga UPRSH, ka si synim kryesor te saj rritjen e pavaresise se sistemit nga cdo lloj nderhyrje e padrejte dhe cdo presioni per punen e prokuroreve, vleresimi i te cileve do te behet ne cdo rast nga organet kompetente te krijuara me ligj.

Rritja e pavaresise se prokuroreve dhe gjyqtareve, mbrojtja e tyre nga cdo lloj ndikimi i padrejte gjate ushtrimit te detyres, trajtimi dinjitoz dhe kontrolli dhe vleresimi i punes nga organet e reja te krijuara me ligj, jane pikat kryesore te reformes ne drejtesi qe eshte miratuar dhe pritet te zbatohet ne te ardhmen e afert.

Së fundmi, Unioni dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal kundër çdo fenomeni joligjor të vërejtur në punën e përditshme të prokurorëve dhe hetimin e çdo fakti të kallëzuar kriminal, sikurse dhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Share: