Home KRYESORE Rrëfehet për herë të parë Marsela: Iu përgjërova nënës për lekë për...

Rrëfehet për herë të parë Marsela: Iu përgjërova nënës për lekë për të blerë miell, si mund t’i vrisja unë fëmijët

0

Flet për herë të parë Marsela Toshi, e cila akuzohet nga të afërm të saj se është autorja kryesore e krimit të rendë të ndodhur disa ditë më parë në Korçë ku ish-bashkëshorti i saj, Naumi ka mbytur dy fëmijët dhe më pas veten, ndërkohë që e ëma e saj, Mimoza e cila jeton prej vitesh në Itali drejton gishtin tek e bija.

“Çfarë të flas unë. Mua më kanë humbur dy fëmijët e mi. Çfarë të them unë. Këta se kuptojnë që të mbash dy fëmijë…si del ajo nënë aty. Unë iu luta iu përgjërova të më niste 50 euro për të bërë buke me miell dhe s’me ktheu përgjigje. Iu luta dhe s’më kthehu përgjigje. Tani del dhe më bën përralla aty”, tha ajo.

Si ka mundësi që unë të vras fëmijët e mi”, i është përgjigjur ajo në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Kam qenë duke ikur në Selanik dhe si ka mundësi që ta mbys unë atë burrë. Unë kam qenë e dhunuar para tre viteve. Kam fjetur përjashta me dy fëmijë. Si mund ta bëja unë atë. Vija punoja gjithë natën, shkojë në orën 5 në shtëpi dhe nuk haja. Iu përgjërova dhe nuk e prishi terezinë” ka thënë Marsela mes lotëve gjatë emisionit Me Zemër të Hapur në News 24.

Share:
Reklama juaj