Home KRYESORE Rrethohet grabitësi që plagosi policin ne Lezhe

Rrethohet grabitësi që plagosi policin ne Lezhe

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një efektivi të saj në Lezhë, nga një person që kishte grabitur një makinë.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur sot rreth orës 09:20, në autostradë, afër Kryqëzimit të Arbërisë. 1 person i armatosur nën kërcënimin e armës ka marrë mjetin me targa AA 870 II.

Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë, i cili, sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai ka marrë një plumb në kokë, i cili ende nuk i është nxjerrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore. Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes ne Fushe -Gjorme. /Lapsi.al

Share: