Home KRYESORE Shansi dhe sfida e Ramush Haradinajt!

Shansi dhe sfida e Ramush Haradinajt!

Nga Enver Bytyçi

Ramush Haradinaj ka marrë ftesë nga Donald Trump për të marrë pjesë në celebrimin e tij si presidenti i 450-të i SHBA-ve. Deri tani askush tjetër nga institucionet dhe autoritetet politike të Kosovës nuk është ftuar në këtë ceremoni.

Ramushi duhet ta marrë përgjegjësinë për Kosovën! Siç pati guximin ta lëshojë detyrën e lartë të kryeministrit e të shkojë vullnetarisht në Hagë, siç guxoi e u përballë me akuzat e lobit serb në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, siç u përballë me guxim me arrogancën e qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht me qëndrimin ekstrem të opozitarëve të Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj do të duhet të ketë guxim tani t’i ofrojë Kosovës alternativen e tij të qeverisjes, një alternativë e cila të përmbajë brenda saj kapërcimin e të gjitha problemeve që ka lënë qeverisja e sotme PDK-LDK.

Përkrahja që i jep presidenti i ri amerikan është një garanci më shumë për prosperitetin e Kosovës dhe suksesin e Rambos!

Share: