Home KRYESORE Si lëvizën votat e LSI-së kundër Vangjush Dakos në Durrës

Si lëvizën votat e LSI-së kundër Vangjush Dakos në Durrës

Këshilli bashkiak i Durrësit nuk arriti të votonte buxhetin për vitin 2017. Për miratimin e tij duheshin 26 vota, por “pro” votuan vetëm 21 anëtarë.

Kundër buxhetit votuan këshilltarët e Partisë Demokratike dhe 3 të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 5 këshilltarë të tjerë të LSI-së abstenuan duke bërë që projekt-buxheti të mos marrë votat e nevojshme.

Përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së thanë se bashkia nuk ka marrë parasysh propozimet e tyre. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të ashpra.

PD dhe LSI thanë se disa zëra të buxhetit janë të pajustifikueshme.

Share: