Home KRYESORE “TA NEA” – Zuraris: Nuk prish punë po humbën ca ishuj

“TA NEA” – Zuraris: Nuk prish punë po humbën ca ishuj

Në Greqi shkaktoi bujë të madhe një deklaratë e zëvendësministrit të arsimit Kostas Zuraris i cili, në nj konferencë për ndryshimet në sistemin arsimor, u shpreh: “Nuk mendoj se jemi të kërcënuar si vend, Erdogani kërkon vetëm disa ishuj. E ç’punë na prish po humbëm disa ishuj? Ishujt mund të merren e rimerren gjithmonë. E rëndësishme është të ruajmë gjuhën”.

Në përpjekje për të zbutur deklaratat e zëvendësit të tij, ministri i arsimit Kostas Gavroglu nxitoi të shpjegonte se zoti Zuraris nuk ë kishte fjalën konkretisht për ishujt, po për gjërat në përgjithësi, për gjuhën e cila rrezikohet nga përgjithësimet e globalizmit.

Por partia Pasok e denoncoi fort deklaratën duke thënë se zëvendësministri nuk i ka vidat në rregull. “Mos ka lajthitur zëvendësministri i SYRIZA-s kur pohon pa pikë turpi se nuk qenka gjë e madhe po humbëm disa ishuj? A do ta dënojë qeveria pohimin e tij apo do të justifikojë sërish të pajustifikueshmen? Thotë deklarata e Pasokut.

Share: