Home KRYESORE Video/ Sherret e artistëve në garat muzikore, ja çfarë thonë këngëtarët e...

Video/ Sherret e artistëve në garat muzikore, ja çfarë thonë këngëtarët e vjetër

Në edicionin e kësaj jave në Thumb, Aulona dhe Fatma diskutuan për një temë mjaft të nxehtë kohët e fundit. Bëhet fjalë për sherret dhe ngacmimet që ndodhin mes këngëtarëve dhe artistëve gjatë kompeticioneve muzikore, por jo vetëm.

Pjesë e diskutimit janë bërë edhe mjaft personazhe të njohur, si Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, Kozma Dushi dhe Aleksandër Gjoka.

“Nuk më vjen mirë sepse e krahasoj me shoqërinë tonë, me kolegët e mi, me të cilët kemi punuar e kemi shkuar mirë e vazhdojmë të kemi një miqësi të mirë e një unitet të jashtëzakonshëm dhe e duam shumë njëri tjetrin”, është shprehur Kondakçi.

Nga ana tjetër, artisti i mirënjohur, Luan Zhegu është shprehur: “Në kohën tonë, kur Luani merrte çmimin e parë, këngëtari tjetër thoshte që edhe unë do të mundohem të bëj diçka shumë më të bukur se Luani, të marr edhe unë çmimin e parë”.

“Ne nuk kemi pasur kurrë sherre!”, ka thënë Kozma Dushi. “Asnjëherë! Po marr një rast, ‘Këngët e Rinisë’, populli e dinte sikur ajo këngë hyri në finale dhe mori edhe një çmim. Por ajo nuk hyri as në finale, po kënga mbeti. Kështu as Luani nuk u mërzit, as Agim Krajka nuk u mërzit”.

Media

Share: