Home KRYESORE Zbardhen SMS-të/ Vëllai i ministrit të LSI-së kërcënon ministrin e jashtëm

Zbardhen SMS-të/ Vëllai i ministrit të LSI-së kërcënon ministrin e jashtëm

Një akt i paprecedentë ka ndodhur këtë të enjte në nivelet e larta të qeverisë. Leonard Koka vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka që vjen nga radhët e LSI-së është përfshirë një përplasje të fortë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Lapsi.al ka siguruar një bisedë mes të dyve në WhatsApp ku Koka e kërcënon ministrin për emërimet e bëra në konsullatën e Milanos. Biseda mes tyre i kalon kufijtë e etikës pasi vëllai i ministrit Koka e ka fyer Bushatin. Leonard Koka (ose Nar Koka) është një nga personazhet e njohura mes krerëve të mazhorancës. Ai ka qenë i afërt me kryeministrin Nano dhe më pas Ilir Metën. Koka ka ndërmjetësuar edhe mes Metës dhe Ramës për marrëveshjen e 1 prillit./lapsi.al

Share: