Home KRYESORE 80 ambasadorë amerikanë në botë japin dorëheqjen pas betimit të Trump

80 ambasadorë amerikanë në botë japin dorëheqjen pas betimit të Trump

Pak minuta pas betimit të Donald Trump si Presidenti i 45-të i SHBA-ve, plot 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë janë shkarkuar.

Kjo vjen pas ultimatumit të dhënë prej administratës së tij pak kohë më parë për të gjithë të emëruarit politikisht. Ishte zv/presidenti Mike Pence që deklaroi më herët se ambasadorët kanë pasur afat deri më 20 janar që të japin dorëheqjen.

Ky ultimatum përfshinte ambasadorët amerikanë në Gjermani, Britani, Kanada, Kinë dhe vende të tjera si Japoni, Indi, Arabi Saudite.

Deri më tani, këtë lëvizje e ka përshëndetur vetëm Presidenti i Çekisë, i cili shpreson për një ambasador më të mirë amerikan në Pragë.

Share: