Home KRYESORE 9 rrathët e përbërësve të dashurisë

9 rrathët e përbërësve të dashurisë

Pergatiti Jonida Salku

Brenda kufijve të dashurisë që ndjejmë ka një përbërje prej nëntë rrathësh, ku secili prej tyre përfaqëson një pjesë thelbësore të vetes. Rrethi i qendrës është më kryesori dhe pastaj ata vijnë duke u zgjeruar.

1- Zemra, rrethi i parë i qendrës, është qendra e dashurisë, motori i gjithçkaje. Është qendra e disiplinës dhe dëshirës për të qënë i ndërgjegjshëm për jetën.

2- Trupi, fizikisht është totalisht në sintonizim me veten dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin. Ai i thotë vetes që është i lodhur, i uritur, e stresuar dhe ajo përpiqet ta ndihmojë.

3- Shqisat reflektojnë jetën seksuale dhe sensuale. Ato japin lirinë e të shikuarit, të dëgjuarit, të prekurit, të shijuarit, të nuhaturit. Ato bëjnë të mundur të jetosh sensualitetin dhe të vlerësosh ekperiencat seksuale.

4- Emocionet si zemërimi, frika, dhimbja, gëzimi, në të gjitha përmasat e tyre bëjnë pjesë tek qëniet njerëzore.

5- Ndjenjat janë treguesit sesa domethënës janë për njeriun personat që e rrethojnë, si është cilësia e marrëdhënieve të ndryshme, raporti me ta, pushteti mbi ta dhe sa lumturi sjellin.

6- Mendimi përfaqëson pjesën konjitive të trurit të njeriut, si mësohen gjërat e reja, si përdoret inteligjenca, si analizohen situatat për të zgjidhur problemet dhe sa e udhëheq intuita sjelljen.

7- Konteksti ku personi jeton ka të bëjë me faktin sesi ai e jeton ambjentin, çfarë klime dhe atmosfere thith dhe në çfarë mënyre influencohet nga konteksti.

8- E sotmja nënkupton gjithçka që ka të bëjë me drejtimin e jetës në punë dhe studim. Ajo bën realizimin personal nëpërmjet një drejtimi të mirë profesional dhe financiar. Po ashtu ka të bëjë edhe me jetën sociale dhe komunitetin dhe përfshihet në përmirësimin e kësaj jete.

9- Shpirti ka të bëjë me lidhjen e anës shpirtërore me atë transpersonale. Çdo person kujdeset sesi ta nderojë jetën e vet, sesi të zhvillojë dashurinë dhe mirëkuptimin për veten dhe të tjerët.

Share: