Home KRYESORE Ahmeti takon Zaevin, Gruevski: Soros nxit shqiptarët kundër maqedonasve

Ahmeti takon Zaevin, Gruevski: Soros nxit shqiptarët kundër maqedonasve

Një ditë pas takimit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti u takua këtë të enjte me liderin e social-demokratëve, Zoran Zaev.

Dy krerët e partive diskutuan mbi mundësinë e formimit të qeverisë, nisur edhe nga fakti se Ahmeti dhe Gruevski, nuk pajtohen me kushtet e vendosura nga partitë shqiptare, dygjuhësinë në institucionet në të gjithë vendin dhe zgjatjen e mandatit të gjykatës speciale. Në dalje nga zyrat e LSDM-së, Ali Ahmeti nuk beri komente.

Një aleancë e mundshme mes Ahemtit dhe Zaev, do të çonte në opozitë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ky i fundit në intervistën për Gazetën Ekspres, duke komentuar platformën e partive shqiptare për përdorimin e dygjuhësisë dhe të drejtave të shqiptarëve si popullsi shtet-formuese tha se nuk ka vend në rajon dhe ndoshta as në Evropë, që u ka dhënë më shumë të drejta komuniteteve më të vogla etnike sesa Maqedonia, duke hedhur akuza se, është miliarderi Soros që nxit shqiptarët drejt këtyre tensioneve

“Mediat e Soros-it dhe OJQ-të, jo vetëm që nuk i kanë prezantuar këto hapa, por ata në vazhdimësi irrituan shqiptarët kundër nesh, dhe prezantuan hapat tanë si diçka e vogël dhe e papërfillshme. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi, por ne nuk duhet të ndjekim zgjidhje jologjike, nga të cilat askush nuk mund të përfitojë”.

Sipas Gruevskit, fondacionet e Sorosit indoktrinojnë të rinjtë, me qëllim dëmtimin e interesave të Maqedonisë./ TV KLAN

Share: