Home KRYESORE Aksi Rusi Kaukaz, Deti i Zi, vende arabe dhe Turqia

Aksi Rusi Kaukaz, Deti i Zi, vende arabe dhe Turqia

Nga Kasem Seferi

Në vitin 2009 Mesdheu Lindor dhe Europa Juglindore hyri tërësisht në çështje të reja strategjike dinamike, në një periudhë dhe në një rajon në të cilin Rusia dhe jo Perëndimi, mori nismat kyç dhe me përparësi.

Forcat madhore shtytëse të tanishme të Rusisë, për një varietet arsyesh historike, ekonomike dhe të sigurisë, janë prirur për të dominuar Kaukazin dhe vendet arabe, Basenin e Detit të Zi dhe Azinë Qendore, gjë që, veçanërisht, është dëshmuar nga nismat e susksesshme të Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie strategjike me Turqinë dhe Iranin.

Thellësia e plotë e këtij transformimi nuk mund të nënvlerësohet dhe bashkë me stabilitetin e BE – së në vetvete, që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Rusinë për energjinë e saj, ndikon, domosdoshmërisht, fatin e shteteve të Europës Juglindore dhe Mesdheut Lindor.

Duke vazhduar ta trajtojnë Rusinë e pas Luftës së Ftohtë sikur të ishte ende Bashkimi Sovietik, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, në një shkallë të madhe, kanë bërë që Moska të veprojë në mënyra të kundërta me interesat e Perëndimit.

Udhëheqja e NATO – s nga SHBA shkaktoi alarm në Rusinë post – sovietike me lëvizjen e ish shteteve të bllokut sovietik në NATO; zhvendosjet e ngadalta të sistemeve të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Republikën Çeke dhe Azerbajxhan më pas, e zemëruan mjaft Moskën me refuzimin me mirënjohje për t’u bërë pjesë e Perëndimit.

Rusia është detyruar t’i përgjigjet duke kosnideruar realitetin se Perëndimi nuk do ta lejojë fundin e Luftës së Ftohtë. Si rezultat, Rusia duhej të merrte me mend mbrojtjen e vetes në rajonet fqinjësive të reja, që përfshin Europën Juglindore, Kaukazin, Azinë e Vogël, Levantin dhe Mesdheun Lindor.

Ishte e detyruar të rehatohej me Republikën Popullore të Kinës mbi Azinë Qendrore dhe ndërkohë që disa prej këtyre vendeve ishin të ndjeshme për tregtinë globale si një e tërë, u shfaq Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, pjesërisht, si regjim i dyanshëm sigurie e cila riforcoi rritjen fuqisë strategjike kineze si dhe ringjaljjen e influencës hegjemonike rajonale të Rusisë.

Tensionet e reja të Europës Juglindore, Azisë së Vogël, Kaukazit dhe Mesdheut Lindor dolën në shesh shpërthyese.

Historiani francez Alexis de Toqueville, në gjysmën e parë të shekullit të 19 – të, parashikoi se Rusia dhe SHBA si fuqi kontinentale, në mënyrë të pashmangshme, duhet të jenë rivale dhe të konkurrojnë në Europë.

Megjithëatë, Perëndimi në mënyrë ngurruese u mbërthye në darët e faktit që Rusia është ku e ku më bindëse se sa Perëndimi në lidhje me Turqinë, sepse Turqia absolutisht në mënyrë strategjike është në zinxhirët e Moskës.

E njëjta situatë zbatohet për Iranin dhe, në të vërtetë, duhet të kuptohet se është e pamundur të formulosh politikë frytdhënëse në Washington në lidhje me Turqinë në qoftë se nuk merret në konsideratë konteksti i gjërë i dinamikave turke, ruse, iraniane, kineze, kaukaziane, Detit të Zi dhe të tjera dinamike.

Përveç kësaj SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe, në një shkallë të gjërë, politika e BE – së drejt Turqisë ka qenë “biznes si zakonisht”, duke diskutuar hyrjen e Turqisë në BE si një lloj bari çudibërës; si njëfarë mënyre për ta “sjellë Turqinë përsëri në dosjen e Perëndimit”.

Realiteti është se Perëndimi ka dështuar për njëfarë kohe të kuptojë presionet që mbizotërojnë brenda Turqisë dhe në lidhje me kontekstin e përgjithshëm gjeohapsinor të Turqisë në rajon, si edhe prirjet Lindje – Perëndim dhe Veri – Jug, atëhere është e pamundur të formulosh politika në Washington të cilat lidhen me Turqinë.

Në vigjilje të shekullit të 21 – të dhe në një shkallë më të vogël madje në dekadën e fundit të shekullit të 20 – të, këto mega – prirje historike janë rigjallëruar dhe marrin me mend rolin e tyre dominant në gjeopolitikë dhe gjeoekonomi.

Në mënyrë domethënëse, mega – prirjet koinçidojnë me tregtinë madhore të shekullit 21: energjinë. Varësia e Europës në energjinë nga dhe nëpërmes Rusisë, ose nëpërmjet Basenit më të Madh të Detit të Zi, që përfshin Turqinë, e udhëheq shumë politikën e BE – së drejt Rusisë dhe Turqisë.

Në një shkallë të gjërë, është roli potencial i Turqisë si një kanal përçues i energjisë nga Baseni i Kaspikut për në BE, gjë që ia ka bërë të mundur Ankarasë të përshkallëzojë rëndësinë e saj për Europën. Kjo, më shumë se gjithçka tjetër, ka qenë një udhëheqje në mbajtjen e aplikimit të Turqisë për anëtarësim në BE, pavarësisht nga fakti se Turqia nuk po plotësonte kushtëzimet e hyrjes në BE.

Gatishmëria e Turqisë për ta pranuar dominancën e Rusisë, pavarësisht nga fakti se nuk ka dashuri ndërmjet Moskës dhe Ankarasë, në pjesën më madhe, ka rezultuar për shkak të rënies së fuqisë së Perëndimit.

Në mars 2009 një raport i posaçëm vinte në dukje: “Tregtia bilaterale Ruso – Turke në vitin 2008 kishte arritur 32 miliard US$, duke e bërë Rusinë partnerin më të madh tregtar të Turqisë dhe tani Moska dhe Ankaraja shohin shtegun për të rigjallëruar përshtatshmërinë turke në modelimin e energjisë rajonale.

Turqia, nga kyçi i strategjisë së zhvillimit të furnizimit me naftë dhe gaz të Perëndimit për të rrethuar “shtrëngimin për fyti” që Rusia i bën Europës me dërgimin e energjisë, tani është pjesë e qarkut rus.

Qartë, në matricën veri – jug, ajo që shihet është influenca e zvogëluar e SHBA mbi politikën e Turqisë dhe ngritjen e influencës së Rusisë atje. Megjithëse Ankaraja reziston në mënyrë të heshtur (nëpërmjet shtrëngimit të dhëmbëve) presionet nga Washingtoni dhe Moska.

Lajmet për një përmirësim të marrëdhënieve midis SHBA, Rusisë dhe Turqisë nga deklaratat jo të plota për një politikë tjetër të Presidentit Donald Trump (veçanërisht në lidhje me dorëheqjen e diplomatëve “të së kaluarës”) me Putin dhe Erdoan, tregojnë për një politikë të rënies së presioneve?!

Ngritja e influencës së Rusisë dhe rënia e Washingtonit në vitet e fundit kishte, gjithashtu, shenja paralajmëruese dhe mjaft domethënëse edhe për marrëdhëniet SHBA – BE, sepse Europa është në ankth se Washingtoni nuk e shkatërron rrjedhën e energjisë nga Lindja në Perëndim, kryesisht nëpërmjet Rusisë.

Kësisoj, në kuptimin si e ka parashikuar Toqueville, kundërshtimi ndërmjet Rusisë dhe SHBA për dominim në Europë tani po lëviz drejt drejtimit rus dhe kjo është, veçanërisht, e papritur për SHBA në qoftë se konsiderohet besimi se SHBA e ka “fituar” Luftën e Ftohtë.

Megjithëatë, Moska nuk është luhatur, sepse Rusia varet te një lidhje stabël në Detin e Zi për të siguruar që modelet e energjisë të mbeten të pandërprerë, sepse ky është gjaku jetësor i Federatës Ruse.

Në këtë kuptim, ka të ngjarë gjithnjë e më shumë se do të dominojë kompleksi i furnizimit me naftë dhe gaz i Rrymës Jugore, bashkë me mekanizmat e tjerë të dërgimit me anije nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia në Rumani.

Dalja në pah në shkurt 2010 e planeve për një rrugë të re furnizimi (një përzierje e linjave të furnizimit dhe dërgimit me anije nga Azerbajxhani nëpërmjet Gjeorgjisë dhe nëpërmes Detit të Zi në Rumani, do të ndërpriste në mënyrë dramatike forcën ngritëse politike të Turqisë me BE – në.

Kompleksitetet e kësaj situate dhe se çfarë do të thotë ky kompleksitet për vendet e Ballkanit, për Izraelin dhe pjesën tjetër të Levantit, si dhe për Qipron kërkon vemendje intensive dhe kërkim të gjërë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: