Home KRYESORE Biznesmeni shqiptar i ofron lekë të tërheqë akuzat ndaj gruas së tij,...

Biznesmeni shqiptar i ofron lekë të tërheqë akuzat ndaj gruas së tij, djali i viktimës: Ndyrësira, më vrau babain!

Televizionet disa ditë më parë fshehën një aksident me pasojë vdekjen e një personi në Gjirokastër.

Shemsi Bezgo dhe Harri Lena ishin komshinj, portat 50 metra larg njëra-tjetrës. Në 11 janar, dita e parë e borës në Gjirokastër, Shemsi Bezgo 63 vjec, doli në orën 9.30 nga shtëpia, për të blerë amita për mbesën 2 vjeçare. Komshija e tij, Floreta Lena në atë moment po nxirrte makinën nga porta e saj dhe në pamundësi për të kontrolluar automjetin, ajo vuri poshtë rrotave një burrë që la pas me dhimbje dhe lot në sy fëmijët, gruan dhe të afërmit e tij.

Dëshmitarët i treguan familjarëve se gruaja kishte bërtitur dhe njerëzit që shkuan ta ndihmojnë, provuan t’i hapnin derën, po ajo ishte bllokuar. Ajo ulërinte; kam shtypur një njeri, është poshtë! Pas disa ditëve në spital, 63-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa gruaja që e aksidentoi është e lirë.

Djali i të ndjerit Shemsi Bezgo me një dhimbje të madhe në shpirt ka thënë për JOQ lojën e pistë që është luajtur nga mediat dhe nga burri i gruas që shkaktoi aksidentin. Harri Lena është një biznesmen shumë i njohur në Shqipëri dhe ndaj duke përdorur pasurinë e tij ai ka tentuar që të blejë familjen e të aksidentuarit, duke u ofruar atyre punë dhe lekë në këmbim të lirisë së gruas së tij./JOQ/

Ja denoncimi i djalit të viktimës:

Dëshiroj të denoncoj diçka, po ju shkruaj juve pasi në këtë vend nuk ka shtet dhe zgjidhja e vetëm jeni ju. Ditën që ra dëbora e madhe në Shqipëri një grua ka shtypur babain tim. Pas 3 ditësh vuajtje ai ka vdekur. Kjo zonja që e ka shtypur është gruaja e Hari Lenës, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri. Kjo u fut në paraburgum dhe para dy ditë ka dalë me arrest shtëpie. E ka lëshuar të fikur dhe e ka vënë babin poshtë rrotave të makinës. Ndërsa në polici deklaroi se e gjeta të shtrirë në dëborë dhe nuk e pashë. Nuk e di ça bëhet në këtë shtet njeriu trajtohet si qen. Ju lutemi publikojeni, shpresat i kemi vetëm tek ju. Mendoni sikur të ketë qenë babai juaj. Ne na tha që të hidhnim firmën që gruaja e tij e pafajshme të merrte vëllain në punë në firmën e tij dhe mamasë t’i lidhte një pension 50 mijë lekë të vjetra. Këta janë ndrysira, pandehjnë se me lekë mund të zëvendësosh një pjesëtar të familjes.

Share: