Home KRYESORE Burri më mori fëmijët dhe s’e di ku është!

Burri më mori fëmijët dhe s’e di ku është!

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 44- vjeçar, i cili pasi ka debatuar me bashkëshorten në shtëpi, ka marrë dy fëmijët e mitur dhe është larguar. Askush nga të afërmit nuk e di vendndodhjen e tij dhe nuk ka arritur as të komunikojë në telefon, pasi celularin rezulton ta ketë të fikur.

Policia është vënë në dijeni për ngjarjen nga bashkëshortja e të dyshuarit për “marrje të padrejtë të fëmijëve”, e cila është paraqitur të hënën në Komisariatin nr.6 dhe ka denoncuar atë që ka ndodhur.

Policia tha se u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe po punohet për kapjen e shtetasit Ruzhdi Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka marrë 2 fëmijët e mitur, O.Ç. dhe M.Ç, 12 e 7 vjeç, dhe është larguar.

Nga ana tjetër, ai nuk lejon bashkëshorten, 29-vjeçaren Eglantina Ç., që t’i takojë fëmijët. Çifti që jeton në fshatin Gërbllesh të Tiranës, rezulton të ketë pasur debate të vazhdueshme kohët e fundit.

Këtë fakt e ka dëshmuar në Polici vetë e dëmtuara Eglantina Ç., e cila madje pretendon se edhe veprimi i të shoqit është bërë në shenjë hakmarrjeje, pasi ajo i ka thënë se do të divorcohej me të.

Sipas saj, debatet janë bërë më të shpeshta e më të ashpra gjatë javëve të fundit, duke bërë që edhe fëmijët e mitur të dëmtohen psikologjikisht nga sherret e vazhdueshme në shtëpi.

Kjo ka qenë arsyeja pse nëna e re i ka thënë të shoqit që do të dorë- zonte padinë për divorc në Gjykatë dhe do të kërkonte edhe kujdestarinë e fëmijëve.

Por ky “kërcënim” nuk është pritur mirë nga 44-vjeçari, i cili ka marrë fëmijët dhe është “zhdukur”. Burimet thanë se po punohet për kapjen e tij./dita.al

Share: