Home HISTORIA IME Flori Dardha zbulon fustanin e saj të nusërisë

Flori Dardha zbulon fustanin e saj të nusërisë

0

Dasma ishte e vetmja ëndërr e parealizuar për gazetaren e njohur Fiori Dardha. Edhe këtë ëndërr, më në fund, do ta vërë në jetë shumë shpejt. Pak ditë më parë, me disa sinjale në profilet e saj sociale, Fiori lajmëroi se shumë shpejt do të veshë fustanin e nusërisë në një ditë të shënuar – në 5-vjetorin e Abelit, djalit të saj.

Së fundi, në një intervistë për Shuplaka.com, Fiori ka dhënë më shumë detaje që do ta kompletojnë ditën e saj të ëndrrave. Ndryshe nga shumë mikesha të saj, të cilat mendojnë se dita e dasmës është një angari e shtuar, Fiori nuk mendon kështu: “Dëgjoj plot vajza, madje dhe mikesha të miat që thonë “Ç’e do dasmën? Shpenzime kot e në fund duhet të durosh edhe komentet e njerëzve”. Unë e mendoj ndryshe. E kam ëndërruar gjithë jetën dasmën time. Kam imagjinuar me qindra herë fustanin e bardhë, atmosferën që dua të krijohet, ngjyrat e dekorit, muzikën që do luhet… “ – tregon Fiori.

Image

Megjithatë, ka diçka që nuk e kishte menduar asnjëherë – që shoqëruesi do të ishte djali i saj: “E vetmja gjë që nuk kisha menduar ishte se mund të më shoqëronte djali im atë ditë. Unë e konsideroj veten me fat! Kam një punë që dua, një familje të ngrohtë dhe një djalë të adhurueshëm. Nuk kam ç’të kërkoj më shumë e falenderoj Zotin për gjithçka…”

Deri tani, ishte vetëm fustani i bardhë ai që mungonte. Derisa edhe kjo ditë është kristalizuar. Fiori tregon se ceremonia do të mbledhë të gjithë miqtë dhe familjarët, por nuk do të ketë “tagrin VIP”, ku nuk lejohen aparatë e kamera: “Fustani i bardhë mungonte! Kam vendosur ta vesh në 5-vjetorin e Abelit, djalit tim. Do jetë një ceremoni që do mbledhë familjarët e miqtë tanë. Nuk do jetë një dasmë VIP-ash, nga ato diskretet, ku nuk lejohen fotot e gjithçka duhet të ruhet me fanatizëm.  Le të bëhen të gjithë pjesë e gëzimit tim!”/Class

Image

Share:
Reklama juaj