Home KRYESORE I bëjnë skaner pas dhimbjeve të forta, mjekët vënë duart në kokë...

I bëjnë skaner pas dhimbjeve të forta, mjekët vënë duart në kokë kur shohin ç’ka në stomak!

Puna e mjekëve është me të vërtetë e vështirë dhe këtë e kuptoni shumë mirë pasi të njiheni me rastin e një vajze adoleshente, e cila është dashur të operohej dhe i kanë nxjerrë nga stomaku një sasi prej 1 kilogramësh me lesh.

Vajza 15-vjeçare nga India ka pranuar kur është shtruar në spital me dhimbje të forta në stomak, se nuk mund të hante e të pinte më për shkak të qimeve që konsumonte çdo ditë dhe se ndoshta ato ishin edhe shkaktari i gjendjes së saj.

Pasi i bënë skanerin, mjekët vunë duart në kokë kur panë atë top të madh me flokë në stomakun e saj, ndaj e futën menjëherë në operacion.

Vajza u diagnostikua me sindromën e rrallë të Rapunzelit, pasi u zbulua se ajo vuante nga trichotillomania, një gjendje ku njerëzit shkulin flokët e tyre dhe trichophagia, ku njerëzit i hanë, i kapërdijnë flokët e tyre.

Share: