Home KRYESORE Ja si mund të jetë “lufta e politikave tatimore” në zgjedhjet 2017

Ja si mund të jetë “lufta e politikave tatimore” në zgjedhjet 2017

Nga Kasem Seferi

Përkufizimi klasik i ligjit thotë: “Një ligj është një detyrim i mbështetur nga një ndëshkim shtetëror.” dhe ligjbërësit dhe gjykatësit shpesh pyesin: “Si do ta ndikojë sjelljen një ndëshkim shtetëror?” Sipas ekonomistëve, ndëshkimet ngjajnë me çmimet dhe, në mënyrë të marrë mend, njerëzit u përgjigjen këtyre ndëshkimeve njësoj si ata u përgjigjen çmimeve.

Njerëzit u përgjigjen çmimeve më të lartë duke konsumuar, më pak ose më shumë, mallra të shtrenjtë. Në këtë mënyrë, të marrë mend, njerëzit u përgjigjen ndëshkimeve më të rëndë ligjorë duke bërë më pak veprimtari të ndëshkueshme.

Shkenca ekonomike siguron një standart të dobishëm normativ për vlerësimin e ligjit dhe të politikës, sepse ligjet nuk janë vetëm argumente të fshehtë teknikë, por ato janë instrumente për arritjen e qëllimeve të rëndësishme shoqërorë. Me qëllim që të njihen efektet e ligjeve mbi këto qëllime, ligjbërësit dhe të tjerë duhet të kenë në duar një metodë për vlerësimin e efekteve të ligjeve mbi vlerat e rëndësishme shoqërore.

Shkenca ekonomike parashikon efektet e politikave mbi efiçencën dhe efiçenca është gjithnjë e përshtatshme për politikëbërjen, për arsye se ajo është gjithnjë më e mirë për të arritur ndonjë politikë të dhënë me kosto më të ulët se sa me një kosto më të lartë, gjë që nënkupton se zyrtarët publikë, kurrë, nuk duhet të mbrojnë keqpërdoimin e parasë.

Ekonomistët duhet të përpiqen të shmangin animin në njërin ose tjetrin krah të politikës në diskutimet rreth shpërndarjes së të ardhurave. Zakonisht, ata i lënë rekomandimet rreth shpërndarjes, për politikëbërësit ose votuesit.

Disa njerëz, me pasion, mbrojnë rishpërndarjen e pasurinë që bën qeveria për grupe të ndryshëm shoqërorë për hir të drejtësisë shoqërore dhe, një mënyrë e mundshme për ta ndjekur rishpërndarjen, është ajo nëpërmjet ligjit mbi pronësinë, kontratave, etj.

Në ekonomi, termi “caktim” lidhet me përdorimin efektiv të burimeve dhe termi “shpërndarje” lidhet me ndarjen e qartë të pasurisë ndërmjet grupeve shoqërorë. Por në të gjitha degët e ekonomisë bashkëkohore, koncepti mbizotërues normativ është efiçenca dhe jo shpërndarja.

Për ta ilustruar, në fushën tatimore ku çështjet e shpërndarjes ngrihen me forcë, pjesa më e madhe e literaturës ekonomike në mënyrë efiçente interesohet, veçanërisht për problemin e rritjes së të ardhurave me mjete që vendosin barrën më të vogël të mundshme mbi ekonominë.

Efiçenca nuk është thjesht një koncept më i spikatur se sa drejtësia, por përveç kësaj drejtësia dhe vlerat e tjera shoqërore nuk duhen trajtuar me mospërfillje. Fatmirësisht, përpjekja për t’i mbyllur në karantinë vlerat shoqërore dhe për t‘i çrrënjosur ato nga ekonomia e ka humbur energjinë e saj dhe duket se çështjet e drejtësisë shpërndarëse do të ngulmojnë si një pjesë domethënëse por, dytësore, të subjektit.

Shpesh, në shqyrtimin e hollësishëm, konceptet e drejtësisë, të përdorura në ekonomi, i ngjajnë efiçencës dhe, me të vërtetë, në nivelin matematik, duket se diskutimi rreth drejtësisë midis ekonomistëve është një diskutim rreth asaj se sa gjërësisht ata mund ta interpretojnë efiçencën.

Shpjegimin e këtij fakti kurioz ekonomistët duhet ta gjejnë në strukturën e mendimit të dobishmërisë, i cili kërkon një shpjegim të detajuar.

Çfarë është interesi i komunitetit? Shuma e interesave të disa anëtarëve që e përbëjnë atë. Dhe me këtë standart çdo legjislacion, ose normë morale, që rrit shumën e dobive individuale është përmirësim shoqëror.

Koncepti i drejtësisë së dobishmërisë është ai që kënaqësia e dikujt llogaritet aq shumë sa dhe e tjetrit. Mendimi se kënaqësia e një personi mund të llogaritej më shumë se sa e një është një keqkuptim. Për shembull, si mendimi që një kuintal plumb peshon më shumë se sa një kuintal pambuk.

Kënaqësia duhet të marrë të njëjtën peshë pavarësisht se kush e shijon atë, nga që secila dobi e personit merr peshë të barabartë në llogaritjen e shumës që shoqëria duhet të maksimizojë dhe këtu qëndron drejtësia e dobishmërisë.

Në këtë mënyrë dobia e fituar nga dhënia e njëqind lek shtesë për një person të pasur është më pak se sa do të fitohej nga dhënia njëqind lek për një person të varfër; në terma teknike, hamendja standarte është se dobia margjinale e të ardhurave ulet me pasurinë.

Pasojat për politikën publike mund të ilustrohen me anë të shembujve praktik: së pari, konsideroni teorinë e të tatuarit optimal. Sipas modeleve të zakonshëm, një rritje në përqindjet tatimore shkurajon punën dhe investimin dhe si pasojë më të larta nivelet e të tatuarit, më pak pasuri do të prodhohet nga shoqëria.

Megjithëatë, të tatuarit rishpërndarës e transferon pasurinë nga i pasuri, dobia margjinale e të ardhurave të të cilit është e ulët, te i varfëri, dobia margjinale e të ardhurave të të cilit është e lartë.

Në qoftë se efektet shkurajuese të të tatuarit mbi prodhimin nuk janë tejet të mëdha dhe, në qoftë se dobia margjinale e të ardhurave thelbësisht është më e madhe për të varfërin se sa për të pasurin, shuma e dobive për shoqërinë do të jetë më e madhja kur ka të tatuar rishpërndarës.

Projektet e çdo qeverie kanë një rrjedhë përfitimesh dhe kostosh që bien mbi grupe shoqërorë të ndryshëm njerëzish, përfitime dhe kosto këto që kanë një vlerë tregu. Por, vlera e tregut është e ndryshme nga vlera shoqërore (rast i një ure në një zonë me pak banorë krahasuar me një urë të njëjtën vlerë në një zonë me shumë banorë).

Rrugëzgjidhja e dobishmërisë duhet të zbatojë peshime të ndryshme për vlerën e tregut për përfitimet dhe kostot, që varen nga pasuria e grupit shoqëror që ndikohet. Për ta ilustruar, një investim që dha strehim të përmirësuar për të varfërit mund të marrë peshë shtesë, për arsye se vlera e tij shoqërore, nga sa thuhet, e kapërcen vlerën e saj të tregut.

Kapërcimi i vlerës shoqërore mbi vlerën e tregut është për shkak të faktit se dobia margjinale për të varfërin, me hamendje, e kapërcen dobinë margjinale të të ardhurave për konsumatorin mesatar.

Analiza ekonomike e sjelljes së tregut atribuon dobi për individët, por nuk shton domosdoshmërisht dobi për njerëz të ndryshëm si udhërrëfyes për politikën publike dhe çështja në lidhje me atë nëse dobitë e njerëzve të ndryshëm mund ose nuk mund të shtohen dhe anasjelltas është një tjetër ndarje madhore në traditën ekonomike.

Në njërën anë të ndarjes janë “rregullistët, ose ordinalist – tët”, që besojnë në dobinë individuale dhe nuk besojnë në dobitë e shtuara dhe, për këtë arsye, ata favorizojnë analizën e bazuar mbi atë që do të quhet “dobi individuale”.

Në anën tjetër të ndarjes janë “themelorët – cardinalist – tlt’, që besojnë në shtimin e dobive për njerëz të ndryshëm dhe për këtë arsye favorizojnë analizën që quhet “mirëqenie shoqërore” (term ky i bazuar në përdorimin e çimentuar midis ekonomistëve, edhe pse i çon, lehtësisht, në drejtimin tjetër jo ekonomistët).

Ligjet themelore të shtetit dhe shkencat shoqërore bëhen shkak që njerëzit ta prodhojnë dhe ta shpërndajnë pasurinë (dhe qartësia e shpërndarjes së pasurisë përgjatë grupeve shoqërorë është interesi i drejtësisë shpërndarëse).

Që nga Republika e Platonit drejtësia shpërndarëse ka qenë një temë madhore e politikës dhe filozofisë së etikës; kombinimi dobive individuale në funksionin e mirëqenies shoqërore është mënyra e ekonomistëve për përshkrimin e detyrës së pajtimit të interesave konkurruese të grupeve të ndryshëm.

E krahasuar me shkencën, filozofia është më e cënueshme për shkollat kundërshtare dhe traditat konkurruese dhe, për këtë arsye, teoritë e mirëqenies shoqërore shihen nga filozofët si një familje midis traditave kundërshtare që propozojnë një zgjidhje për problemin e drejtësisë shpërndarëse.

Me renditjen e problemeve tradicionale të filozofisë politike në gjuhën e pazakontë të mirëqenies shoqërore, ekonomistët kanë zbuluar së fundmi një pengesë shumë të vështirë për jetësimin e çdo mase të mirëqenies shoqërore në një demokraci.

Demokracitë, shumë çështje të drejtësisë shpërndarëse, i vendosin nëpërmjet votimit nëlidhje me maksimizimin e mirëqenies shoqërore. Le të merret me mend se një qytetar duhet të zgjedhë midis kadidatëve alternativë.

Rregulli maxhoritar, lehtësisht, mund të çojë në rezultate përfundimtare rrethore dhe, në këtë mënyrë, është e lehtë të ndërtohen shembuj me të cilët alternativa A godet B, B godet C dhe C godet A [supozohet se janë tre votues: (i) preferencat e votuesit të parë janë C>B>A; (ii) preferencat e votuesit të dytë janë A>C>B; (iii) preferencat e votuesit të tretë janë B>A>C. Atëhere, në një votë maxhoritare B godet A, C godet B dhe A godet C.

Në këto rrethana votimi maxhoritar nuk rrjeshton alternativat A, B dhe C dhe, në vend të rreshtimit, secili prej tyre godet tjetrin dhe secili prej tyre humbet tjetrin.

Megjithëse secili individ rrjeshton alternativat dhe, në këtë mënyrë, ka një funksion të dobisë, votimi maxhoritar nuk i rrjeshton alternativat dhe, në këtë mënyrë, nuk zbulon një funksion të mirëqenies shoqërore.

Me një funksion të mirëqenies shoqërore, që përfshin shumën e dobive, synimi është të maksimizojë mirëqenien shoqërore dhe ajo çfarë ka rëndësi është mirëqenia totale shoqërore dhe shpërndarja e saj midis individëve dhe grupeve.

Roli i vetëm i individëve dhe klasave është të kontribuojë për vlerën totale shoqërore dhe individët llogariten vetëm si burime të mirëqenies ose dobisë. Për ta ilustruar, le të merret me mend se një funksion i veçantë i mirëqenies shoqërore cakton uljen e dobisë margjinale të parasë për individët pasi ata bëhen më të pasur.

Si pasojë, një person i varfër pretendon se ai ka të drejtë t’i marrë pagesat nga i pasuri, për arsye se ai merr, në margjinë, më shumë mirëqenie nga paraja se sa merr i pasuri.

Sipas kritikës, funksionet e mirëqenies shoqërore nuk i marrin seriozisht diferencat midis individëve nga që njerëzit nuk ndryshojnë nga njëri – tjetri thjesht në kapacitetin e tyre për të gjeneruar mirëqenie shoqërore nga pasuria dhe, për këtë arsye, kritika bazohet në kontrastin ndërmjet dobisë individuale dhe dobisë shoqërore.

Ngjashmërisht, teoria e dobishmërisë së zgjedhjes shoqërore, që përfshin funksionet e mirëqenies shoqërore, mbështetet në idenë se shteti mund t’i rreshtojë politikat publike nga e keqja te e mira dhe shteti do të zgjedhë politikën më të mirë që është e qendrueshme. Në këtë mënyrë, tradita e dobishmërisë e trajton një shoqëri për shumë njerëz sikur të ishte një person i vetëm i arsyeshëm.

Shumë ekonomistë besojnë se të tatuarit progresiv dhe mirëqenia shoqërore mund t’i realizojnë qëllimet rishpërndarëse në shtetet moderne në mënyrë më efiçente që modifikon ose riorganizon të drejtat private ligjore.

Në përgjithësi, mbështetja te tatimet me bazë të gjërë, më saktë, se sa ligjet e perqendruar ngushtësisht, i zvogëlon efektet shtrembëruese të politikave rishpërndarëse.

Për këto arsye dhe më shumë, ekonomistët që favorizojnë rishpërndarjen dhe ekonomistët që e kundërshtojnë atë, mund të bien në ujdi që të drejtat private ligjore të jenë mënyra e gabuar për të ndjekur drejtësinë rishpërndarëse dhe, fatkeqësisht, këto fakte nuk vlerësohen nga shumë juristë që nuk e kanë studjuar ekonominë.

Mund të jepen shumë përgjigje të ndryshme dhe një mënyrë është të argumentosh se maksimizimi i pasurisë është një qëllim i tillë i rëndësishëm shoqëror që e bën atë të mishëruar në normat shoqërore.

Interesi dhe respekti i barabartë për të tjerët është një vlerë themelore morale dhe një person që mund të shmangë riskun e dëmtimit të të tjerëve me pak shpenzime për vetveten, por dështon të veprojë kësisoj duke i trajtuar të tjerët me përbuzje dhe, në shumë kontekste, interesi dhe respekti për të tjerët kërkon që disa njerëz t’i japin të njëjtën peshë për përfitim veprimeve të tyre për të krijuar për të tjerët përsa i përket kostove që të tjerët vendosin mbi ata.

Kodi Tregtar Uniform, në mënyrë shumë të saktë, identifikoi praktikat më të mira të biznesit në SHBA (që janë në atë kod) dhe, në të njëjtën mënyrë, shpesh, krijuesit e kodeve të mëdha europiane u përpoqën të identifikonin dhe të dekretonin praktikat më të mira të biznesit të ditës.

Ekonomia moderne krijon shumë komunitete të specializuara të biznesit dhe normat rezultojnë në ato për bashkërenditur ndërveprimin e njerëzve dhe zyrtarizimi i normave varion nga një biznes në tjetrin. Ashtu sikundër ekonomia e vendit zhvillohet dhe bëhet më komplekse, normat shoqërore duhet të bëhen më të rëndësishme si një burim për ligjin.

Me anë të bashkëpunimit me njëri – tjetrin, njerëzit mund të rrisin produktivitetin e tyre dhe krijimi i bashkëpunimit mbi vlerën e zakonshme kërkon bashkërenditjen, e cila në pjesën më të madhe ndodh nëpërmjet normave shoqërore. Normat shoqërore, në mënyrë ideale, i drejtojnë njerëzit drejt bashkëpunimit në mënyra efiçente.

Shoqëria moderne është tejet komplekse për njerëzit për të bashkërenditur në mënyrë parësore nëpërmjet ligjit zyrtar dhe në vend të kësaj njerëzit bashkërendojnë nëpërmjet normave shoqërore dhe kur ligji rrjeshtohet me normat shoqërore, në pjesën më të madhe njerëzit dinë si të veprojnë duke u këshilluar me nuhajtjet e tyre morale.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: