Home KRYESORE Jap Akademikun per 7 ushtaret!

Jap Akademikun per 7 ushtaret!

Nga Arian Galdini

Edhe ne qofshin lutur te paret tane per ne qe te jetojme ne kohe interesante, nuk do te na ishte plotesuar dot kaq bollshem kjo mundesi qe po na jepet.

Serbet mesyjne me tren Mitrovicen. Greket u zemerohen 7 ushtareve duarshqiponja. Akademiket Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci behen menjehere dhurues bujare te Mitrovices, a thua se ajo eshte as me shume e as me pak, vec nje vagon i mbetur prapa i trenit serb te kthyer ne kufi.

Ministri i Mbrojtjes se Greqise e nje dyzine politikane e gazetare atje, ndihen te rrezikuar derk ne ashte nga 14 duar dhe 70 gishta qe kishin ngritur nje ushtri te armatosur gjer ne dhembe nga 7 shqiponja.

Cte bejme ne tani? Si ti trajtojme keto situata kaq dramatike?

Te qeshim me to, te mendojme e reflektojme seriozisht mbi to, apo te bejme loja luftash me to?

Ne te tilla raste ka shume patriote qe ia nisin kengeve te trimerise anti-tren. Ka te tjere qe gatiten per ti treguar vendin Greqise.
E ka edhe ca te tjere qe bejne Akademikun.

Faktet jane te thjeshta. Qe nga ndeshja e pare e futbollit Serbi – Shqiperi ne Beograd, u krijua kjo atmosfera e luftes me top futbolli. Madje pati edhe nderhyrje me dron nga ajeri.

Qe prej asaj dite, ne Ballkan kane nisur te gjitha lojaluftat e mundshme me mure, me trena, me gishta, e gjithefaresoj mjetesh rrethanore.

Aq shume eshte ndezur ky zjarri i loja luftave, saqe Kryeministra e Presidente, u kane rene tupaneve te alarmit.

Nderkohe qe ne gazeta, blogje e facebook, jane krijuar e rreshtuar ushtrite gati per zjarr.

Ne trimat e gazetave, TV-ve blogjeve, twitterit dhe facebookut, kemi bere gati uniformat e u kemi sokellire te gjitheve se jemi nisur ne front.

Urtia eshte shpallur tradhetare dhe reflektimi, dezertor.

E gjitha kjo loje luftash ka mare permasa dramatike ne media dhe facebook, sepse edhe Serbia, edhe Shqiperia, e ndoshta edhe Kosova e Greqia, po rendin drejt zgjedhjeve.

Kur ka zgjedhje brenda, duhet pak lojaluftash jashte. Funksionon per te gjithe. Te gjitha palet bejne lojaluftash me trena, drone, mure e gishta, e te gjithe shkojne te nderkryer drejt zgjedhjeve.

Pyetja qe shtrohet eshte e thjeshte: Po keta 2 Akademiket c’paten? Pse Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci e moren kaq seriozisht mesymjen me tren te Serbise?

Nuk e gjem dot pergjigjen, se paku racionalisht.

Ama, per nje gje jam i sigurte, ne keto momente, Mitrovicen nuk e jap dhe keta 2 Akademiket po.

Negociatat me Serbine nuk behen qe te ndajme Kosoven me Serbine, por qe Serbia ta pranoje perfundimisht ndarjen e saj nga Kosova.

Po te doje Greqia, le te mare keta 2 Akademiket. Por jo 7 ushtaret. 14 duar dhe 70 gishta nuk jane fare rrezik per sigurine kombetare te askujt.
Eshte koha qe te qetesohemi te gjithe nga pak e te mesojme te qeshim e paqtohemi me njeri-tjetrin.

Ndersa ne shqiptaret, bejme mire te reflektojme e reflektojme thelle per te qene te bashkuar e te kordinuar ne mendime, vizion, e strategji.

Share: