Home KRYESORE Kush rreh gruan dënohet me tre vjet burg, denoncimi nuk tërhiqet më.

Kush rreh gruan dënohet me tre vjet burg, denoncimi nuk tërhiqet më.

Kush rreh gruan në mënyrë të përsëritur edhe në rast se dhunuara do të tërheqë denoncimin, siç ndodh zakonisht, dhunuesi nuk do t’i shpëtojë më hetimit dhe ndëshkimit.

Kështu parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtësia, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në fillim të këtij sesioni parlamentar, parashikon rritjen e masës së dënimit për dhunuesit e përsëritur të anëtarëve të familjes ndërsa për herë të parë ndjekja penale nuk do të pushohet edhe nëse e dëmtuara heq dorë nga denoncimi.

Share: