Home KRYESORE LIBRA dhe partite e vogla depozitojne kerkesat per Kodin Zgjedhor ne Parlament

LIBRA dhe partite e vogla depozitojne kerkesat per Kodin Zgjedhor ne Parlament

Sot du depozitua në Komisionin e Reformës Zgjedhore kërkesat e partive te vogla për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në disa ligje të tjera, tek të cilat keto parti politike besojne shume fort dhe i konsiderojmë emergjente për përmirësimin e administrimit zgjedhor në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017.

Kërkesat e partive te vogla:

• Përbërje jopartiake të komisioneve zgjedhore
• Numërim elektronik të votave
• Tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit ndërkombëtar mbi këto financime
• Ashpërsim të masave për shitblerjen dhe tjetërsimin e votës
• Të drejtë vote për emigrantët
• Hapësirë të barabartë mediatike gjatë fushatës
• Dekriminalizim të listave zgjedhore.

Deputetja e Libras, znj. Mimoza Hafizi sot ne profilin e saj ne facebook duke informuar per depozitimin e kerkesave ndaj Kodit Zgjedhor nga partite e vogla shkruan se:

“Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh sot për herë të parë, vetëm 5 muaj nga zgjedhjet e rradhës. Prej muajsh e vitesh, ky komision bllokohet dhe ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve për ndryshime ligjore që çojnë në zgjedhje të lira e të ndershme. Ky komision vihet në lëvizje vetëm nga vullneti politik dhe interesat manipuluese të partive të cilat përfaqësohen aty, partitë e vjetra politike që prej dekadash i kanë kthyer zgjedhjet në një stres e tension për çdo shqiptar dhe në një barrikadë serioze të demokracisë.

Nisur nga emergjenca, ne jemi fokusuar vetëm në përmirësime të administrimit dhe infrastrukturës zgjedhore, ndonëse jemi të ndërgjegjshëm se vetë sistemi zgjedhor shqiptar ndodhet në thelb të pabarazisë elektorale.

Ndonëse nuk jam anëtare e këtij komisioni, unë do të marr pjesë në të gjitha mbledhjet e tij, me të drejtën e fjalës që ma garanton ligji, për të shtjelluar kërkesat për ndryshime ligjore, si dhe për të garantuar para qytetarëve transparencën e punës në këtë komision.

Ju bëj me dije se sot komisioni u mblodh pa praninë e medias.”

Share: