Home KRYESORE Listat e hapura/ LSI i kujton Ramës grevën e vitit 2008

Listat e hapura/ LSI i kujton Ramës grevën e vitit 2008

LSI ka përsëritur sërish sot kërkesën për listat e hapura në zgjedhje. Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, i ka kujtuar madje Taulant Ballës, grevën e urisë në vitin 2008, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe ky sistem i ri zgjedhor që kemi aktualisht.

Asokohe LSI protestoi fort kundër marrëveshjes PS-PD për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Çështja e listave të hapura është problem jo i ri, një qëndrim konsistent i yni për ata që kanë një memorie të vëmendshme ne e kemi kërkuar që në 2008 dhe është mbrojtur fort nga ne. Pra s’është që lind sot paraqitet dhe propozohet sot, kanë qenë raporte të vështira, kujtojmë historinë e 2008 e rimarrim që në një klimë të re më konstruktive krijonte një hapësirë të re për ta rimarrë çështjen. S’besoj të jetë tabu se s’ka të bëjë me interesin e LSI por interesin e një procesi sa më përfaqësues në këtë çështje”, tha Petrit Vasili.

Share: