Nis zbatimi i Reformës në Drejtësi, Kuvendi njoftim për kandidatët për KLGJ...

Nis zbatimi i Reformës në Drejtësi, Kuvendi njoftim për kandidatët për KLGJ e KLP

0

Brenda datës 16 janar 2017 kandidatët anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të depozitojnë kërkesën ku të shprehin interesin për të kandiduar.

Ata duhet të depozitojnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën postare të Kuvendit: Kryesia e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY