Home KRYESORE Paradokset e dekriminalizimit alla Rama

Paradokset e dekriminalizimit alla Rama

Nga Oerd Bylykbashi

Kur negocionim amendamentet kushtetuese per dekriminalizimin e parlamentit nga kriminelet, socialistet kerkonin qe amendamentet te ishin sa me te vogla, sa me elegante e me pak nderhyrese ne tekstin e kushtetutes dhe te garantoheshin te drejtat e njeriut te krimineleve qe kishin marre me pare denim nga drejtesia.

Kur nje vit me pas negocionim amendamentet kushtetuese te reformes ne drejtesi per vetting-un, socialistet nuk deshen t’ia dinin per shkeljen e te drejtave te njeriut te gjyqtareve dhe prokuroreve ndonese askush prej tyre nuk ishte denuar ende (edhe pse me siguri nje pjese meritojne burgun e jo vetem largimin nga drejtesia). Ndryshe nga amendamentet per dekriminalizimin, per vetting-un perçudnuan kushtetuten me nene çarçaf qe vetem nene kushtetute nuk jane.

Kriminelet e dekriminalizuar kane te drejte te ankohen kunder ligjit te dekriminalizimit ne Gjykaten Kushtetuese, ndersa gjyqtareve e prokuroreve iu hoq me Kushtetute e drejta per tu ankuar per antikushtetutshmeri te ligjit.

Socialistet kane me shume sqime e merak per mbrojtjen e atyre qe jane denuar per krime te renda si perdhunim dhe trafikim qe kane futur ne parlament, bashki apo administrate, sesa per ata gjyqtare e prokurore qe fundja kane denuar qindra e mijera kriminele qe sot mbushin burgjet.

Edi Rama pasi votoi me zor e siklet amendamentet kushtetuese dhe ligjin e dekriminalizimit, bertiti me te madhe ne parlament se ligji eshte antikushtetues. Tani kryebashkiaku qe ai mbron po bertet se ligji eshte antikushtetues. Nuk ka faj Rroshi sa kohe rrugen ia shtron Rama.

Tashme ka mbetur qe Rama t’u jape krimineleve te tij ndihme juridike falas qe te krijojne Shoqaten e te Dekriminalizuarve qe te ankohen ne Gjykaten Kushtetuese kunder ligjit. Me pas t’i beje presion gjyqtareve me vetting qe te shpallin dekriminalizimin si antikushtetues, siç u beri presion per ligjin e vetting-ut!

Keto jane paradokse te turpshme!

Share: