Home KRYESORE Për një Standard të Lartë Profesional në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të...

Për një Standard të Lartë Profesional në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Psikologut

Për herë të parë në vendin tonë është krijuar Urdhri I Psikologut. Për herë të parë veprimtaria e psikologëve do të jetë e kontrolluar dhe rregulluar nga ligji.

Të shtunën e datës 28 janar mbahen zgjedhjet e para për organet drejtuese. Pas konstituimit të Asamblesë si organi më I lartë drejtues I Urdhrit, do të zgjidhen presidenti dhe 16 anëtarët e këshillit kombëtar.

Psikologia e njohur Jeta Shkurti Toçila bazuar në përvojën shumë vjeçare, duke plotësuar kushtin e mospasjes së asnjë mase disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës si dhe integritetin e lartë moral e profesional, kandidon për Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut në kategorinë e shërbimeve.

Jeta Shkurti Toçila është diplomuar në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës në degën Psikologji Shkollore-Organizative. Ka ndjekur si fakultet të dytë, atë të Drejtësisë e më pas Master Shkencor në të Drejtën Civile, po në UT si dhe studime Master në Shkenca Politike-Administrative dhe një kurs për Lidership e Siguri Publike në Akademinë e Hagës.

Ka kryer shkollën doktorale në Psikologji, si dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare ku ka referuar kumtesa si dhe ka botuar disa artikuj shkencorë. Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 2004 si psikologe shkollore në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe “Ernest Koliqi” Tiranë ku ushtroi profesionin për 7 vjet.

Si rezultat i përvojës në shkollë botoi librin “Psikologjia Shkollore-Manual për Psikologun shkollor”. Më pas u angazhua si Eksperte-Psikologe në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit Tiranë. Ka drejtuar Shoqatën Shqiptare të Shërbimit Psikologjik. Është anëtare e Shoqatës Amerikane të Psikologëve “APA”.

Ka punuar gjithashtu në Ministrinë e Drejtësisë në Institucionin e Shërbimit të Provës,në fushën e rehabilitimit të të dënuarve. Aktualisht eshtë lektore e lëndës “Psikologjia dhe Ligji” pranë Universitetit Bedër si dhe Koordinatore Kombëtare e Prokurorisë së Përgjithshme, për asistimin dhe këshillimin e të miturve dhe viktimave të krimeve në të gjitha shkallët e gjykimit të çështjeve penale.

Si psikologe forense, me ekspertizën e saj ka kontribuar gati në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, Polici, Prokurori, Gjykata dhe Shërbim Prove dhe Burgje.Gjithashtu psikologia Jeta Shkurti Toçila është e njohur për publikun përmes aktivizimit të saj në media që në vitin 2000 me shkrime e analiza për çështje të ndryshme psikologjike e sociale ku dallohen artikuj në çështjet e kriminalitetit të të miturve, çështjet e zgjidhjes së martesës, çështje te dhunës në familje, trafikimit e abuzimeve seksuale, çështjet e vlerësimeve të dëmit moralo-ekzistencial, terrorizmit, çështjet e mbrojtjes së të drejtave të viktimave si dhe në çështjet e vlerësimit dhe rehabilitimit të të dënuarve.

Pse po kandidon Jeta Shkurti?

Dëshiroj të kontribuoj në vazhdimësinë e punës së kolegeve të mia të nderuara, të cilat ngritëndhe punuan fort për të patur sot një Urdhër të Psikologut. Përmes kandidimit tim për këshillinkombëtar, synoj të sjell vlerat e përvojat e mia dhe të ruaj vlerat e kolegeve të mia që unë dopërfaqësoj.

Unë kandidoj si psikologe nga rradhët e shërbimeve në drejtësi. Kam ekspertizë nëkëtë kategori si asnjë tjetër psikolog në vendin tonë, pasi kam punuar në të gjitha fushat ku pritetpsikologjia dhe drejtësia, polici, prokurori, gjykatë, shërbim prove dhe burgje.

Cfarë premton ?

Përmes zërit tim dhe kompetencave profesionale do të nxis standarte të larta profesionale dhe dotë sigurohem që përfituesit e shërbimeve të jenë të mbrojtur maksimalisht nga psikologët qëabuzojnë me detyrën.

Do të sigurohem gjithashtu që të drejtat e psikologëve të anëtarësuar nëUrdhër të respektohen një për një dhe të jem përkrahëse e kërkesave dhe ambicjeve të tyre profesionale.

Cfarë të shqetëson?

Në fakt jam shumë e shqetësuar për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të para të organevedrejtuese të Urdhrit të Psikologut. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si institucionipërgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, ngriti komisionin e përkohshëm I cili do të organizontezgjedhjet e para.

Ky komision do duhej të ishte marrë që me anëtarësimin e psikologëve nëurdhër e deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Nga ana e komisionit nuk na është vënë në dispozicionasnjë rregullore mbi zgjedhjet, asnjë listë emërore me zgjedhësit tanë apo edhe personat qëkandidojnë për këshill kombëtar.

Nuk na është lënë kohë e mjaftueshme për fushatë me anëtarëte asamblesë. Vetëm nëse do quhej fushatë, cdo aktivitet I ministrit me persona preferencial që sotkandidojnë, atëherë do të ishim në rregull me kohën!!.

Por kjo do të ishte një shkelje e hapur e pavarësisë së Urdhrit të Psikologut dhe unë nuk besoj se Ministri do ta quaj fushatë. Do të ishte një kandidaturë e kompromentuar dhe që nuk përligj kushtin e pavarësisë, pasi kam merakun se ky/kjo kandidat nuk do të mund ti thoshte jo asnjë ndërhyrjeje tjetër që mund ti vinte nga ministria që e mbështeti.

Kjo që po them është hipotetike pasi deri tani nuk na ka ardhur lista zyrtare e kandidatëve. Unë flas këtu për kandidate të shpallura në rrjete sociale sepse në të vërtetë komisioni përkohshëm nuk na ka informuar zyrtarisht mbi kandidaturat.

Mendoni se sa e e papranueshme do të ishte sikur të kandidonin anëtarë të komisionit që nuk kanë dhënë dorëheqje?! Gjithsesi janë vetëm 3 ditë larg dhe ende psikologët nga Saranda në Vermosh nuk kanë dijeni për orën dhe vendin e zhvillimit të zgjedhjeve.

Normale do të ishte të kishim një rregullore në duar, por mesa duket nuk do jetë një fair play mes psikologëve. Kjo është e gjithë keqardhja ime. megjithatë, e them shpesh se për gjithçka ka zgjidhje alternative edhe më të mirë.

Share: