Home KRYESORE Perlat Sheqeri: Muzika po degradon çdo ditë e më shumë!

Perlat Sheqeri: Muzika po degradon çdo ditë e më shumë!

Nga Era Cela

Është një ndër zërat më të lakmuar,më të mirë të veriut por kjo nuk e pengon aspak që të gjendet kudo nga Veriu –në Jugë në cdo festë familjare dasma fejesa etj. E kemi fjalën për këngëtarin e mirënjohur Perlat Sheqeri i cili aktualisht po korr sukses me një tur koncertesh jashtë atdheut, në Amerikën e largët dhe në Angli.

Në një intervistë për Përqasja.com, Perlati na flet për rrugëtimin e gjatë të tij në skenë si dhe për gjendjen e muzikës aktuale në Shqipëri.

1 Perlat keni një jetë në skenë për të gjithë lexuesit na trego pak si ka nisur dhe si ke arritur deri këtu ,me pak fjalë më trego pak rrugëtimin tënd të gjatë?

Rrugëtimi im fillon qysh në klase të parë. Kam kënduar me Çifteli. Isha fëmije i vogël 10 vjeçar kur kam marr pjesë në koncertet e famshme te asaj kohe ku kam qënë edhe në festivalin e Gjirokastrës.

Në vitin 90 kam fituar çmim të parë në Shkodër me një këngë, Fluturo moj Flutur. Në 94 kam punuar me orkestrën e ministrisë së brendshme Tiranë me artistat Tan Stolia Dritan Baftjari etj.

Rrugëtimi im është i gjatë por u në u përpoqa që ta përshkruaj shkurt pasi sic thoni dhe ju, është një kohë shumë e gjatë në skenë.

2 Sa këngë numëron në arkiven tuaj?

Në fakt deri në ditët e sotme, unë numëroj shumë këngë të miat. Por dua të përmend, “Fukaraja!, “Mrrini Fyelli”, “Unë të Fala ty”, “Malli i Nënës”, “Tradhtare”, “Urim për ditëlindje” të tjera të cilat kanë qEnë të gjitha këngë që janë pritur mjaft mirë nga adhuruesit e mi…

3 Cilet janë bashkëpunëtorët tuaj ,dhe cilën këngë do ta quaje më të suksesshëm?

Kënga më e suksesshme ka qenë deri tani, M’kaloj jeta Fukara. Një këngë kjo që më ka bërë shumë të njohur në ato vite dhe, ka 16 vite dhe akoma kërkohet dhe vlerësohet.

Bashkëpunëtorët e mi janë shumë, por vecoj. Edmond Zhulalin, Spartak Kurteshin (Takun) Alban Arifin, Agim Xhemailin etj .

4Ku gjendet më shumë Perlat Sheqeri në cfar ambientesh?

E them me ballin hapur dhe me krenari të madhe. Jam këngëtar nga të vetmit që kam kënduar ” Non stop” natë për natë në Shqipëri e Evropë e deri në Amerikën e Largët.

Suksesi ka qënë gjithmonë me mua kudo që unë jam gjendur ne cfare do lloj ambienti qofshin ambiente familjare, si dasma, fejesa e gezime të tjera familjare. Qofshin lokale ku une jam i ftuar.

Me krenari e them, të këndosh natë për natë në Tiranë dhe të jesh i vlerësuar natë për natë nuk eshte kollaj. Nuk jam ai këngëtari që këndoj një herë në muaj për të mbush një lokal, por i përnatëshëm.

perlat-sheqeri5 Cmendim keni për muzikën sot në Shqipëri?

Muzika po shpërdorohet dhe po degradohet për ditë e më shumë,,, Muzikë pa Muzikë pa tekst pa domethënie. fatkeqësisht asgjë c’të të them… Vetëm emri po i ngelet muzikës,,, e për këtë fajtor është brezi im, I këngëtarëve tash 20 vjet që filluan me këngë të vjedhura e huazime e deri sot ku ka degjeneruar në muzikë Balerinash e etj etj…

6 A ka Perlati ndonjë projekt të ri së afërmi ?

Kënga ime e fundit është “Urim për ditëlindje” e cila u prit mjaft mirë. Por kam dhe një këngë të përfunduar. Kane mbaruar edhe xhirimet dhe shume shpejt do të dali në treg…

Share: