Home I pakategorizuar Protesta ngado për lirimin pa kushte te Ramush Haradinaj

Protesta ngado për lirimin pa kushte te Ramush Haradinaj

2
0
SHARE

Duket se Tirana po ja kalon Kosoves ne emancipimim politik te shoqerise.

Ne fakt, në kohën kur politika e Kosovës nuk gjeti gjuhën për të miratuar një rezolutë të përbashkët për dënimin e arrestimit të Ramush Haradinajt, qindra të rinj shqiptar, ashtu si dhe mijëra shqiptarë kudo në botë, janë mbledhur për të protestuar përpara Ambasadës franceze në Tiranë duke kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Ishin drejtuesit e forumeve rinore të të gjithë partive në Shqiperi, të cilët u bashkuan me dhjetra të rinj të tjerë për të protestuar përpara ambasadës franceze ne Tirane.

??Ramushi është heroi i të gjithë shqiptarëve, heroi i të rinjve, heroi i shqiptarëcve në cdo cepë të globit?, tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

??Ne do të jemi këtu, do të jemi edhe në ditët në vazhdim për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij?, u shpreh Florida Kërpaçi, kryetarja e LRI-së.

???shtë në traditën e shqiptarëve që të bashkohemi sa herë që diçka na prek, na cënon ne si komb, dhe dinjitetin tonë si komb?, tha Eljo Hyska, kreu i FRESSH.

???shtë një ogur i mirë për të rinjtë shqiptarë që të rinjtë shqiptarë arrijnë të bëhen bashkë për kauza kaq madhore?, tha Albano Idrizi, kreu i KPR, PDIU.

Protstestat vazhdojne edhe ne Europe dhe ne SHBA ne mbeshtetje te lirimit te Ramush Haradinaj nga gjykata ne France.

Share: