Home KRYESORE Protesta të dhunshme anti-Trump: Arrestohen 200, digjen makina dhe thyhen xhamat e...

Protesta të dhunshme anti-Trump: Arrestohen 200, digjen makina dhe thyhen xhamat e ndërtesave

Më shumë se 200 persona u arrestuan dje gjatë protestës së dhunshme që u bë në momentin kur Donald Trump po jepte betimin e tij presidencial

Rrugët kryesore të Washingtonit u mbushën me mijëra qytetarë, të cilët shprehnin pakënaqësinë e tyre dhe dolën në protestat e anti-Trump, shkruan Metro.uk.

Policia kishte hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e cila ishte nisur drejt Capitolit ku edhe mbahej ceremonia e betimit të Presidentit.

Protestuesit kishin djegur makinat dhe kishin thyer edhe xhamat e ndërtesave të dyqaneve që ishin në afërsi të Capitolit.

Share: