Home KRYESORE Putin kritikon Haradinaj. Gazeta”Ruska”: Agjent i Perëndimit!

Putin kritikon Haradinaj. Gazeta”Ruska”: Agjent i Perëndimit!

Arrestimi i ish-kryeministrit te Kosovës Ramush Haradinaj dhe izolimi i tij ne France tashmë nuk është një problem as i shqiptareve e as i Francës, por një çështje botërore. Për arrestimin e tij ka pasur reagime nga SHBA-të, Bruseli, Gjeneva, nga OKB, nga NATO e Interpoli. Reagime ka pasur edhe nga Moska zyrtare.

“Kosova nuk mund të jetë për të mësuar..” ka thëne presidenti rus Vladimit Putin. Vladimir Putin i është përgjigjur deklaratës së Ramush Haradinaj, qe sipas mediave ruse “nuk ka vend për serbët në Kosovë…”.

Lidhur me ketë presidenti rus Putin ka kritikuar ashpër Haradinaj për çka pohuar se “nuk mund të ketë vend për njerëzit në Kosovë, qe i përkasin vendit te tyre. Kosova është Serbi dhe Ramush Haradinaj është qytetar i Serbisë.”

Ndryshe gazeta me e madhe ruse ne Moske, Ruska Gazete (RG), ka hedhur një shkrim ne faqen parë me titull: Çfarë fshihet pas arrestimit të politikanit te madh shqiptar Ramush Haradinaj .

“Arrestimi i ish-komandantit të fushës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj të panjohur në Francë ka shkaktuar rritjen e tensioneve etnike në Ballkan. Ky konsiderohet hero kombëtare dhe luftëtar i lirisë, kurse disa e akuzojnë si një kriminel lufte. Haradinaj, një agjent i Perëndimit dhe mekanizm i saj efektiv në bomabardimet e Serbise dhe kapitullimine saj.” ka shkruar sot gazeta ruse.

Do theksuar se qe nga arrestimi Haradinjt nga Franca ruset dhe mediat e Moskës, Haradinajn e quajnë here si agjent te NATO-s e here si agjent te perëndimit, bashkëpunëtor i SHBA-ve.

Share: