Home KRYESORE Rex Tillerson: “SHBA nuk do të jetë ndoshta kurrë mike me Rusinë”

Rex Tillerson: “SHBA nuk do të jetë ndoshta kurrë mike me Rusinë”

0

Sekretari amerikan i Shtetit, i emëruar nga Donald Trump, ish-CEO i “ExxonMobil”, Rex Tillerson deklaroi sot se SHBA-ja nuk do të jetë ndoshta kurrë mike me Rusinë, edhe pse presidenti i zgjedhur ka mbështetur një qasje me Moskën.

“Ne nuk mund të jemi ndoshta kurrë miq”, deklaroi Tillerson gjatë seancës së konfirmimit të tij në postin e kreut të diplomacisë amerikane përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Ish-kreu i gjigantit të naftës, i cili është një person i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin pranoi se “sistemet e vlerave” mes Uashingtonit dhe Moskës ishin “qartësisht të ndryshme”.

Ai shtoi edhe se aleatët e SHBA-së që bëjnë pjesë në NATO “kanë të drejtë” për t’u shqetësuar nga rikthimi i Rusisë në arenën ndërkombëtare.

“Aleatët tanë në NATO kanë arsye për t’u shqetësuar nga rigjallërimi i Rusisë”, deklaroi Tillerson.

Share:
Reklama juaj