Home KRYESORE Rubrikat Roze ku gazetaret nuk jane gazetare edhe sepse VIP-at nuk jane...

Rubrikat Roze ku gazetaret nuk jane gazetare edhe sepse VIP-at nuk jane VIP-a!

Nga Alfons Zeneli

Gjeja qe shenon koeficentin me te larte te shpifshmerise jane lajmet kinse roze per “VIP”-at ne Shqiperi. Inferioriteti kulturor dhe profesional i gazetareve qe mbulojne keto rubrika eshte per te vene kujen. Tabloja eshte vulgare dhe llumhane sepse edhe gazetaret nuk jane gazetare edhe sepse VIP-at nuk jane VIP-a. Te dyja palet jane ku therret qameti.

M`u kujtua kjo teme sepse po shoj nr fb nje shenim timin mbi nje lajm ne njeren prej gazetave 5 vite me pare. Dhe ne kete gazete, lajmi qe do merni vesh pak me poshte quhet me plot gojen “Lajm VIP”.

“Marrëdhënia mes Ogrenit dhe Nedës dihet tashmë që ka kapërcyer çdo kufi të njohjes dhe lidhja e tyre është konsoliduar. Madje të dy kanë hyrje-dalje në familje.

Ogreni shkon shumë mirë edhe me familjarët e Nedës, më konkretisht me motrën e saj, ndërsa po ju përcjellim edhe foton. Simona Karafili, me profesion soprano, i ka hedhur dorën në qafë Ogrenit dhe bashkë kanë pozuar për të realizuar këtë foto që në po ju tregojmë.

Shkojnë mirë bashkë dhe takohen shumë shpesh, ndërkohë që të dyja palët janë shumë të kënaqur me atë “

PS : Nese ky quhet dhe eshte lajm, atehere une jam gruaja e Papa Benediktit.

Share: