Home KRYESORE Shërbimi sekret i merr celularin Donald Trump

Shërbimi sekret i merr celularin Donald Trump

Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump-in t’ua dorëzojë telefonin, për ta zëvëndesuar me një të ri, të “paprekshëm” nga hakerat.

Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar, i cili do t’i ofrojë atij më shumë siguri.

“The New York Times” raporton se Trump-i do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij “Android”, i cili sipas raporteve ende nuk dihet se cilës markë i përket.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane, të cilat do t’i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz./lapsi.al

Share: