Home KRYESORE Të vërtetat e Bulevardit të Ri të Tiranës/Besnik Aliaj çmonton shfaqjen e...

Të vërtetat e Bulevardit të Ri të Tiranës/Besnik Aliaj çmonton shfaqjen e sotme të qeverisë

Nga Besnik Aliaj

Sot, pas shume ditesh heshtje per shkak te motit te acarte dhe gripit qe coi ne kolapsin e plote te shtetit dhe institucioneve, me ne fund e pame qeverine te buzeqeshe para kamerave ne ‘bulevradin e ri” verior te Tiranes.

Me thene te drejten me vjen mire qe ky bulevard po ndertohet. Kam 3 vjet qe ‘bertas’ ne Keshillin Bashkiak qe ai bulevard duhet te ndertohet nje ore e me pare! Se ai nuk eshte bulevardi i Bashes, Veliajt apo Rames. Se ai bulevard i eshte nje nevoje jetike dhe urgjente per nje qytet qe ngulcon cdo dite nga trafiku vrases dhe ndohtja e ajrit me alarmante ne Europe.

Bulevardi eshte vetem 1 kilometer nder 170 kilometra te reja qe i duhen urgjentisht Tiranes se Madhe qe te normalizoje qarkullimin dhe ndotjen, para se te filloje te flase per menaxhimin e qarkullimit dhe sistemet e integruara te tij. Bulevardi eshte nje shans per t’i rikthyer qytetit me shume hapesire publike dhe gjelberim. Bulevardi eshte nje shans per te integruar veriun dhe jugun e qytetit, pjesen “informale” dhe “formale” te tij, e per te shmangur segregimin social e politik. Bulevardi eshte edhe nje “shesh beteje” morale per shtetin dhe institucionet e tij, per te shpronesuar dhe kompensuar me ne fund ne menyre dinjitoze pronaret e ligjshem, dhe per te zgjidhur ceshtjen e strehimit per ata qe mbeten te pastrehe per shkak te veprimeve ose mosveprimeve te tij.

Bulevardi eshte nje truall moraliteti per te mos i perdorur njerezit, projektet dhe parate publike per fushate e politike personale. Ai eshte nje shans per te ndertuar infrastrukture, hapesire publike, gjelberim per qytetin, dhe jo pallate, kulla dhe parkim per oligarket! Shkurt bulevardi na duhet, dhe duhet te mbyllet nje ore e me pare! Por ajo qe dua te nenvizoj sot, pasi kam dhene doreheqjen edhe nga “keshilli bashkiak” (qe tashme per mua eshte i nje institucion i paligshem me vendimet antiligjore/antikushtetuese qe ka marre kunder komunitetit dhe qytetit), ka te beje me memorien e shkurter te politikaneve tane ne teresi, dhe sidomos atyre qe jane ne pushtet (se kjo eshte semundje tipike pushteti).

Sot pame qe PR i qeverise dhe bashkise ne unison u kujdesen maksimalisht permes mediave servile dhe te oligarkise, qe te asocionin pushtetin me kete projekt dhe me benefitet e tij te pritshme ne qytet ne kuader te zgjedhje te ardhshme. Eshte qesharake ne fakt ajo qe pame! Per te ardhur keq! Me gjithe respektin tim maskimal per institucionet dhe shtetin shqiptar, eshte po ky pushtet qe per akullin ne rruge, per shkollat e mbyllura, per viktimat e te ftohtit dhe braktisjes (8 deri tani zyrtarisht) – HESHTIN – dhe i bejne bisht maksimalisht mediave dhe publikut ne menyren ofenduese per inteligjencen e tij!

Sot pushteti dhe mediat servile ne bulevard deshen te thone: Ja, … motin dhe te keqiat i keni nga zoti dhe nga vetja, …. por bulevardin dhe te mirat i keni nga ne! … Eshte e cuditshme se si pushteti kur dehet beson edhe vete kete naivitet qe ne fakt eshte eshte nje naivitet djallezor! Ne e dime mire te gjithe ne fakt qe keto 3 dekadat e fundit kemi problem serioze me investimin ne edukimin dhe kulturen publike, dhe ndaj produkti social e territorial eshte i tille “rrumpalle”.

Dime qe si rezultat i kesaj dhe i propagandes se pushtetit (cdo pushteti), memoria kolektive na eshte dobesuar ndjeshem! Por ama kemi prova ta mjaftueshme tashme se shqiptaret nuk jane aspak naive dhe harraqe, pavaresisht problemeve serioze qe kane si shoqeri. Ata, ashtu urte e bute, me heshtje pragmatike, ta japin kusurin pikerisht atehere kur nuk e pret! Sidomos atehere kur te mbushet mendja se je perendi, dhe fillon te besh dem, shqiptaret te hedhin nga kali. Cdo gje e durojne per t’i trajtosh si naive dhe budallenj nuk mundet ta pranojne! Sot kemi arritur ne nje status te tille qe kur dikush ngre zerin dhe kritikon, pushteti menjehere e kercenenon, e diskretiton …

Kercenon qytetarin e thjeshte, sipermarresin e thjeshte, profesionistet, akademiket, shoqerine civile, aktivistet idealiste …. Po po, dhe madje e ben kete per faktin e thjeshte se dikush thote te verteten e hidhur por te shendetshme, kur dikush zgjon memorien nga gjumi, apo thjeshte sepse ushtron profesionin e tij (si me i thene se ekziston se merr fryme). Ne fakt ky eshte fiks “Kodi i Mafias”: Rri urte te hash buke, mbyll gojen, vegjeto … ose ndryshe vdis!

E qe te mos arrijme neser kaq keq, une sot perseri po e ngre zerin qe te rikujtoj ata qe kane memorie te shkrurter, e sidomos per ata qe po e perdorin bulevardin per te bere politike, me blloko-zhblloko punimet sa here ka zgjedhje per interes te xhepit elektortal te partise. Une dua ti bej pushtetit disa pyetje, pergjigjja e te cilave tregon te verteten per bulevardin e ri dhe projekte te tjera te nisura nga adminstrata Basha, te bllokuara nga qeveria aktuale, dhe te rihapura tani per qellime elektorale nga administrtata Veliaj:

… Kush e mori nismen dhe hartoi projektin e bulevardit te ri? Kush i gjeti fonde per ndertimin e tij dhe nenshkroi marrveshje? Kush i nisi punimet e Bulevardit te ri? Kush i bllokoi punimet dhe ka nje proces te hapur me drejtesine? Kur ndodhi bllokimi dhe perse? Kush i dergonte militantet te protestonin ne bashki dhe keshill bashkiak per kompensimin e shpronesimeve? Kush e ben shpronesimin? Kush i flaku militantet pastaj pas zgjedhjeve me polici dhe INUK?

A ndryshoi vlera e kompensimit? C’fare ka ndodhur me njerezit dhe kompensimin qe humben banesat? Po me pronaret? Perse keshilli bashkiak me maxhorance te majte bllokoi nga 2013 projektin e bulvardit per 2 vjet? Perse u bllokua buxheti bashkise 2 vjet vetem per kete ze? Kush e politizoi kete projekt dhe e spostoi 4-5 vjet impaktin e tij? A kane ndodhur ndryshime ne projekt tani? Cilat jane ato? Perse ato nuk jane bere publike? Sa eshte kostoja totale? Kush perfiton nga ky zhvillim qyeteti, komunitetet apo oligarkia?

… Ja keto jane pergjigjet qe sot duhet te jepeshin ne inagurimin e disajte te bulevardit. Madje duhej filluar me nje ndjese publike per bllokimin, e per politizimin! Ne fakt pergjigjet e ketyre pyetjeve i di sot cdo qytetar! Po do te ishte e moralshme dhe e shendetshme si nga ana sociale edhe zhvillimore qe te kerkohej ndjese se perse projektet ne Shqiperi e sidomos ne Tirane tirren e c’tirren si nga Penelopa? Perse politizohen dhe nuk ulet strategjia e tensionit fallco?

Perse keto pune nuk i lihen eksperteve, por fut hundet pushteti? E bej kete me moralin e nje eksperti dhe akademiku qe edhe kur ka qene debati per nyjen e “zogut e zi” edhe pse ne karrike pushteti kam kerkuar qe palet te ulnin tensionin dhe te c’politizonin debatin e te gjenin ne tryeze teknike zgjidhje. E bej kete me moralin qe kritikes konstruktive qe i kam bere planit Rama (2008), planit Basha (2013), dhe planit Veliaj (2017) edhe pse per keto kam mbajtur kosto te pandershme individuale dhe shoqerore nga pushteti!

Po e mbyll duke ju bere nje rezume shume te shkurter e te thjeshte qe mund ta bejse secili nga ju, nderkohe qe kjo ceshtje meriton studim e botim me vete dhe ju siguroj qe me po merrem mire. Jju siguroj se nderkohe ka nje gjenerate profesionistesh dhe aktivistesh urbane, apo institucione te huaja partnere qe tashme kane krijuar arkivat dhe po e dokumentojne mire ate qe po ndodh ne kete qytet dhe kete vend sidomos 2 dekadat e fundit. Sot nuk ka me naive, dhe shyqyr zotit ka ende damare te pavaur te medias si dhe media online:

… Me 9 mars u shpall konkursi nderkombetare per projektin e bulevadit te ri ku moren pjese 7 studio prestigjoze nderkombetare. Ne 16 maj 2012 u shpall studioja fituese e projektit te bulevardit te ri. Une kam qene kritik ne mjaft ceshtje por kjo eshte fakt:

https://m.youtube.com/watch?v=zDcU3FLKcrE&feature=youtu.be

http://www.panorama.com.al/bulevardi-dhe-lumi-i-tiranes-so…/

Fondet per financimin e projekti u siguruan nga adaministrata Basha ne maj te 2013:

http://www.panorama.com.al/bulevardi-i-ri-sigurohen-50-mil…/

Me 7 shtator 2013 nisen punimet per ndertimin e bulevardit te ri:

https://www.youtube.com/watch?v=hylBUDqXFpw

http://m.oranews.tv/…/nis-ndertimi-i-bulevardit-te-tiranes…/

Inspektimet ne terren kane qene vazhdueshme dhe te mediatizuara:

https://www.youtube.com/watch?v=7oBLGOCylmY

Pas 2013 qevereia bllokoi per 2 vjet punimet e bulevardit me INUK dhe me bllokimin nga ministri i financave te financimit. Kallezimi penal per kete arst eshte ende sot pa nje vendim nga prokuroria.

http://www.dailymotion.com/video/x32k7w2

Me duhet te them se pavaresisht bllokimit per qellime politike dhe klienteliste, ndihem mire sot qe projektin per Tiranen e se ardhmes, nuk e ndali dot as kjo qeveri. Bulevardi tashme po behet realitet me taksat tona si komunitet, dhe ndihmen e donatoreve, sepse eshte nje nevoje, dhe se ka presion real ne terren. Dhe ne kete menyre sot eshte provuar se zgjedhja politike dhe teknike qe keshill bashkiak ate kohe, ka qene e duhura. Do ishte e ndershme qe pushteti ne Shqiperi, kushdo qofte, te heqe dore nga keto show. Te heqe dore nga personalizimi i projekteve dhe financave dhe taksave publike. Te sh’politizohet zhvillimi, ekonomia dhe infrastruktura. Vetem keshtu do kemi zhvillim normal dhe te shpejte si gjithe Europa. Do ishte akoma me mire qe qeveria te mos vraponte pas nje projekti rruge apo nje certifikate legalizimi. Kjo nuk eshte serioze. Qeverisja duhet t’i rikthehet decentralizimit urgjentisht se i ka marre frymen dhe politizuar skajshem qeverisjen vendore. Qeveria duhet te beje punen e saj dhe ne kete vend qeveria ka shume pune per te bere! Te lere bashkine te beje punen e vete si qeverisje vendore, dhe te mos politizoje gjithe kete debat pa nevoje. Ne te kunderten nje qeverisje e pergjegjshme qendrore dhe lokale, dhe nje demokraci normale, ose duhet te bazohet tek teknikalizimi i projektit te bulevardit, ose sot duhet te kishte ne krah edhe Lulzim Bashen dhe gjithe keshilltaret opozitare ne vite! Ndryshe ky vend vetem sa po thellon llogoret e armiqesise!

Share: