Home KRYESORE Trump bisedë telefonike me Putin, do të vendosin për takimin

Trump bisedë telefonike me Putin, do të vendosin për takimin

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump në ditët e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Kremlinit, sipas të cilës Putin do të urojë Trump për marrjen e detyrës. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për agjencinë “RIA Novosti” se, telefonata do të bëhet në bazë të një “nevoje protokollare”.

Ndërkohë, takimi mes dy liderëve do të mbahet në muajt e ardhshëm dhe jo në javët e ardhshme, ka sqaruar Peskov, duke shtuar se data pritet të caktohet gjatë bisedës telefonike.

Sa i takon protestave kundër Trump të zhvilluara në të gjithë botën, zëdhënësi ka theksuar se, Rusia nuk përzihet në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta menaxhojnë vetë këtë problem.

Trump u betua si presidenti i 45-të i Amerikës në ceremoninë e mbajtur të premten në Capitol Hill, pavarësisht shiut dhe protestave të dhunshme pak rrugë më larg.

Share: