Home KRYESORE Trump vendime ekzekutive që në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë

Trump vendime ekzekutive që në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë

Disa minuta para nje shfaqje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, zoti Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe “për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë”.

Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën”, tha ai.

Zoti Trump synon të theksojë “sfidat me të cilat ndeshemi”, shtoi zoti Spencer. Ai e cilësoi fjalimin një deklaratë filozofike, se ku presidenti synon ta çojë qeverinë amerikane dhe jo si një agjendë legjislative.

Duke filluar të premten pasdite dhe në ditët në vijim, tha zëdhënësi, zoti Trump do të nënshkruajë urdhëra ekzekutivë “për një agjendë ndryshimesh reale”. Presidenti ende po punon se në cilat fusha do të fillojë dhe në çfarë radhe, tha ai.

Trump mund të shfuqizojë menjëherë, përmes urdhërave ekzekutivë, disa vendime të presidentit Obama.

Nën presidenti i zgjedhur Pence tha se ata do të jenë “gati t’i shërbejnë Amerikës që ditën e parë”.

Ai po ashtu falenderoi presidentin Obama dhe nën presidentin Biden për bashkëpunimin gjatë periudhës së tranzicionit./Opinion.al

Share: