Home KRYESORE Vlahutin takon sot Kryetarët e partive të opozitës

Vlahutin takon sot Kryetarët e partive të opozitës

Partitë e vogla të opozitës do të takojnë sot në orën 11.00 Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin. Takimi konfirmohet zyrtarisht nga një prej kryetarëve të partive parlamentare që një ditë më parë ishin edhe në tryezën e thirrur nga kreu I opozitës Lulzim Basha.

Mësohet se ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve dhe kushtet e publikuara nga opozita do të jenë tema kryesore e takimit mes diplomates evropiane dhe përfaqësuesve te partive opozitare.

Opozita kërkon garanci për standardet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare një prej të cilave eshte numërimi elektronik I votave.

Nga deklarimet e vetë kryedemokratit Basha të mërkurën kuptohet se opozita do t’ I qëndrojë fort kushtit për teknikë të avancuar në numërimin e votave, pasi ky proces në çdo palë zgjedhje të shkuara është bërë shkak për vonesa të daljes së rezultatit dhe pretendime të shumta nga partitë.

Por nuk është vetëm numërimi elektronik. Së fundmi LSI ka depozituar në komisionin e Reformës Zgjedhore disa kërkesa mes të cilave votimi me lista të hapura, çka do të thotë që kandidati që merr më shumë vota të drejtëpërdrejta në votuesit, përfhihet në listën fituese të partisë së tij.

Takimi mës Vlahutin dhe partive opozitare pritet të zhvillohet në zyrat e delegacionit të BE-së.

Share: