Home KRYESORE Vuçiç i përgjigjet Ramës

Vuçiç i përgjigjet Ramës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, tensionin e fundit me Kosovën.

Vuçiç thekson se dërgimi i forcave speciale në kufi për të penguar trenin përbën rrezik për ndezjen e një zjarri të rrezikshëm për të gjithë Evropën.

I pyetur se sa mundësi ka që të ketë konfrontim ushtarak apo luftë, ai përgjigjet: “U befasova nga veprimi i papërgjegjshëm. Të dërgosh makinë lufte në veriut të Kosovës, ku ka vetëm serb, kundër trenit, më duket e papërgjegjshme. Dhe ata e bënë.

“Nuk mund ta krahasosh trenin me mbishkrime pro serbe me trupa të armatosur. Tre ditë pas ngjarjes nuk jam i kënaqur, por të paktën shmangëm një përplasje fizike në veriut të Kosovës që mund t’i kishte vënë zjarrin të gjithë rajonit.

“Çfarë duhet të kishim bërë ne kur në Beograd u ngrit droni me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’? T’u tregonim tanket? Nuk bëmë asgjë, dhe ne u ndëshkuam dhe kritikuam.

Kryeministri serb nuk la pa komentuar edhe një status të homologut të tij shqiptar, Edi Rama në Facebook, ku shprehej se “serbët mund të kthehen në Kosovë vetëm si turistë”.

“Jemi të shqetësuar për të ardhmen. Kemi dëgjuar Edi Ramën që thotë se serbët mund të vijnë vetëm si turistë. Ne nuk duam konfrontim ushtarak. Shpresoj që edhe Prishtina dhe Shqipëria të mendojnë për të ardhmen përmes dialogut.”

I pyetur për deklaratën e presidenti serb, Tomislav Nikoliç se do të ndërhyhet me ushtri nëne dhunohen serbët e veriut të Kosovës, Vuçiç e “përplasjet dhe dhuna nuk na shërben”. “Mesazhi im është se me armë nuk zgjidhet asgjë. Duket të kthehemi te dialogu”, tha ai./Lapsi.al

Share: