Home KRYESORE Basha: Do anuloj ligjin e Arsimit të Lartë

Basha: Do anuloj ligjin e Arsimit të Lartë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka rikonfirmuar edhe njëherë zotimin e tij për ligjin e arsimit të lartë, të cilin do ta anulojë sapo të jetë në krye të qeverisë.

Duke folur te çadra e protestës në një bashkëbisedim me studentët, Basha tha se me qeverisjen e tij nuk do të ketë asnjë të ri që mbetet pa studiuar për shkak të mungesës së parave.

“Orën time të parë të parë do të anulojë ligjin e arsimit të lartë. Ne nuk do të pranojmë kurrë që vendimet për arsimin e lartë t’i marrin një grusht politikanësh e aq më pak ministrja e salcës. Këto vendime do t’i marrin trupat e përbashkëta të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë”, tha Basha para të rinjve.

Në vijim të fjalës së tij ai foli për përmbysje të kësaj republike të korruptuar dhe kastë që sipas tij po mban peng vendin.

Share: