Home KRYESORE Blushi Blendi Klosit: Parazit i Vangjush Dakos

Blushi Blendi Klosit: Parazit i Vangjush Dakos

Duke folur për atë që po ndodh në Durrës ku Vangjush Dako po varros 2 milionë euro histori duke ngritur velierën që kushton 4 milionë euro (atë Velierë për të cilën Lubonja e etiketoi Ramën si një “narciz malinj”) Ben Blushi ka hasur papritur në kundërshtimin e Blendi Klosit nga vendi i tij prapa foltores.

Me siguri Klosi është përpjekur të mbrojë mikun e tij të ngushtë Dakon, duke folur jashtë mikrofonit, por kjo ka nxitur shpërthimin e Blushit.

Ai i ka folur me përçmim ish mikut të tij duke e quajtur si rrogtar të Gjushit. “Pusho ti parazit, që s’di të bësh asnjë punë, ti shko merr lekë 1 milionë lekë në fund të muajjit tek Gjushi” i ka thënë ai Klosit.

Pasi e ka përsëritur këtë fabul disa herë duke e trajtuar Klosin jo si rival por si vasal, Blushi i ka kërkuar falje qytetarëve që njerëz si Klosi i ka afruar në PS. “Të gjeta në vitin 1996 duke mbajtur në duar letrat e Aleksandër Meksit në kryeministri, i mbaje erë plehrave të tij” i tha atij Blushi.

Çudi në këtë shpërthim të liderit të LIBRA-s bëri fakti se megjithëse Blushi e përbuzi keqaz, Blendi Klosi nuk pati guximin as ti kundërpërgjigjej duke bërë vetëm në heshtje “mbrojtësin e Vangjush Dakos”./lapsi.al

Share: